E Diel, 1 Nëntor 2026

Shengeni, BE shqyrton mundësinë për ndryshime

Si masë kundër migrimit ilegal, krerët e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian duan të lejojnë sërish kontrolle të kufizuara kufitare. Kjo mësohet nga projek dokumenti i deklaratës përfundimtare të samitit të BE-së në Bruksel.

Në të kërkohet që Komisioni Evropian deri në muajin shtator të përpunojë një propozim se a mund dhe si mund të ndryshohet e ashtuquajtura marrëveshje e Shengenit.

Por në dokument theksohet sërish parimi i lirisë së lëvizjes. “Kontrollet duhet të ndodhin në mënyrë të kufizuar si për nga vendi ashtu dhe për nga koha e kryerjes së tyre”, thuhet në dokument. (rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›