E Diel, 1 Nëntor 2026

Delijorgji: Skisha përgjegjësi për demontimin

TIRANË- Mihal Delijorgji, nje nga te akuzuarit per tragjedine e Gerdecit, lene i lire per tejkalim te afateve te paraburgimit ka dëshmuar sërish në seancën e radhës për dosjen e bujshme.

Në dëshminë e tij dhënë sot për trupin gjykues, Delijorgji ka përsëritur faktin se ai kishte vetëm përgjegjësi financiare dhe nuk kishte lidhje me procesin e demontimit.

Ai ka pohuar se Patrik Henri me të cilin kishte njohje që në vitin 2006, solli një mbikqyrës për Gërdecin, me emrin Teilor.

Paraqitja e tij e pare ne sallen e sallën e gjyqit që prej fillimit të këtij procesi në korrik të vitit 2009, Delijorgji iu përgjigj pyetjeve të palëve në proces si person fizik. I veshur me një bluzë të bardhë si ato të modelit La coste, Delijorgji tha para trupit gjykues se nuk kishte njohuri për demontimin dhe as i interesonte. Sipas tij, ai ishte përgjegjës vetëm për investimet infrastrukturore në Gërdec. Ndërsa demontimi, sipas tij, në bazë të kontratave, i takonte amerikanit Henri, i cili do të sillte makineritë, teknologjinë dhe specialistët. Para treshes gjykuese, Delijorgji tha se nuk kishte pasur asnjë marrëveshje me shtetin. Unë nuk kisha lidhje, nuk kisha asnjë kontratë me shtetin shqiptar. I kishte vetëm SAC-i edhe procesin e demontimit, edhe përgjegjësitë e tjera, tha Delijorgji. Për disa prej pyetjeve ai nuk pranoi të përgjigjej, duke thënë se do të fliste kur të pyetej në cilësinë e administratorit të shoqërisë Albademil. Më poshtë vijon dëshmia e të pandehurit Mihal Delijorgji dhënë dje në Gjykatën e Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›