Europa merr frymë e lehtësuar, Papandreu fiton sfidën
George Papandreu do mbetet kryeministër i Greqisë. Me një mazhorancë të ngushtë ai ka shpëtuar një votëbesimi në parlamentin grek. 155 nga 300 deputetë votuan për të. Kjo do të thotë se mazhoranca socialiste e mbështeti atë. Një happy end për këtë dramë. Europa merr frymë e çliruar.
Duartrokitje të shumta në sallë pas rezultatit të votimit. Ishte ora 23: 51. Më përpara kishte pasur shumë debate në sallë. Por pastaj erdhi çlirimi…
Deputetët e Demokracisë së Re në opozitë lanë për disa minuta sallën për shkak se e cilësuan fyerje deklaratën e zv/kryeministrit se grekët kanë pasur një qeveri demokratike për herë të parë me socialistët në vitin 1981. Pas pak minutash ata u kthyen në sallë. Jashtë kishte rreth 20 mijë demonstrues. Nata megjithatë shkoi e qetë. Një grup adoleshentësh tentuan të bëjnë një shfaqje force, por policia i shpërndau me gaz lotsjellës.