Mbyllet panairi Work and Study nje perpjekje per punesim

Oferta nga kompani te huaja dhe shqiptare Rreth 500 te rinj do te nenshkruajne kontrata pune
Ne Pallatin e Kongreseve u mbyll panairi Work amp Study nje organizim i Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Tiranes me mbeshtetjen e Ministrise se Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe pjesemarrjen e sipermarrjeve te ndryshme private. Ky panair u organizua ne vitin e tij te dyte pas rezultateve te shkelqyera te arritura vitin e kaluar ku u nenshkruan 300 kontrata pune dhe u punesuan 400 te rinj. Qellimi kryesor ishte qe kompanite te kishin mundesi qe te intervistojne te rinjte qe jane arsimuar dhe jane potencial i mundshem per vende te ndryshme pune. Panairi i Studimit dhe i Punes promovoi shpirtin dhe kulturen e sipermarrjes shqiptare. Te gjithe te rinjte treguan aftesite e tyre drejtuese dhe deshiren qe kane per tu punesuar si ne kompanite vendase por dhe ne ato te huaja.
Ofertat
Te gjithe te rinjve u eshte dhene mundesia per tu punesuar ne nje ndermarrje brena vendit apo jashte. Kane qene te shumta si aktivitetet private por edhe ato te huaja qe kane bere nje sere ofertash per te rinjte e sapodiplomuar. Ne kete panair u verejt nje prani e gjere e biznesit italian kryesisht te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme te cilat kohet e fundit kane perfituar grante te ndryshme financiare ne kuadrin e projektit te Kooperacionit Italian. Per te promovuar kete iniciative te qeverise italiane e ftuar speciale e Veneto Banka banke partnere e projektit pjesemarrese me nje stende te saj ne kete panair ishte edhe parlamentarja italiane Irene Pivetti qe u premtoi te rinjve shqiptare nenshkrimin e disa kontratave me banken italiane. Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane ka nenshkruar marreveshjen e bashkepunimit me nje universitet privat qe do ti mundesoje nje grupi te rinjsh te punesohen ne administraten e tyre.
Panairi
Ka qene nje numer i larte kompanish te cilat kane qene pjesemarrese ne Pallatin e Kongreseve.
U be prezantimi i AIDA QKL dhe QKR per mundesite qe ofrohen per te bere biznes ne Shqiperi. Ne kuadrin e ketij panairi u zhvillua edhe Konferenca mbi Javen Evropiane te SME-ve ku u trajtuan Projekti i te mesuarit mbi sipermarrjen nga Kooperacioni Italian Akses financimi per SME-te Programe Zhvillimi Italo-Shqiptare per linjen e kredive te lehta PMU/METE/Italian Cooperation. Po keshtu kane qene nje numer i larte universitetesh private nga Shqiperia qe ofronin vende pune per shume te rinj. Ky panair sipas organizatoreve eshte kthyer ne nje gershetim te interesit dypalesh te grupeve te interesit pra atij per punesim kryesisht studente apo shtresa te tjera te interesuara me biznesin ky mjaft i pranishem dhe me aktivitete konkrete promovimi si tryeza apo konferenca te ndryshme prezantime etj.