Shqipëria siguron pikën e parë në grup për EURO2024, Rama ndan momente nga goli i barazimit

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Shqipëria barazoi 2-2 ndaj Kroacisë, në ndeshjen e vlefshme për EURO2024.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga goli i barazimit, i shënuar nga Klaus Gjasula, duke i dhënë kështu pikën e parë në grup Kombëtares kuqezi.
Ndeshja e zhvilluar në Hamburg të Gjermanisë dhuroi emocione të forta dhe spektakël deri në minutat e fundit.
Në një atmosferë fantastike, djemtë e Kombëtares zhvilluan një lojë të bukur duke rrezikuar disa herë portën kroate.
Në ndeshjen e fundit në grup, Shqipëria do të përballet me Spanjën.
/m.m/r.e/