Mbyllet rinumerimi ne Shkoder, nuk ndryshojne mandatet e deputeteve
Mbyllet rinumerimi per te 417 kutite e votimit ne Qarkun e Shkodres, pa sjelle ndryshime ne mandatet e deputeteve apo marrjen e nje mandati nga Partia Republikane, sic pretendonte kjo e fundit. Pasditen e djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli procesin e rinumerimit me disa korrigjime ne tabelen e rezultateve per sa i perket votave, por pa ndikim ne perberjen e mandateve te deputeteve. Nga rinumerimi, Partise Demokratike iu shtuan 78 vota, duke ruajtur keshtu pese mandatet e deputeteve te marra ne kete qark. Ndersa Partia Republikane nuk arriti te fitonte mandatin e pretenduar. Kesaj partie i duheshin 158 vota per te fituar mandatin ne nisje te procesit, ndersa tani ky rezultat u thellua ne 236. Ne mbyllje te procesit te rinumerimit, perfaqesuesi i PD-se ne komision, Njazi Kosovrasti tha se procesi nuk solli ndryshim ne mandat, ashtu sic pretendonte PR, por ishte i drejte dhe transparent. “Hapja e kutive i sherbeu transparences, i sherbeu dyshimit qe ngriten partite. Rezultoi nje permiresim i rezultatit per PD. Nuk ndodhi ajo qe priste PR”, - u shpreh Kosovrasti. Sipas demokratit, edhe pse KQZ perfundoi rinumerimin, ajo do te zbatoje vendimin qe do jape Kolegji Zgjedhor diten e sotme. “Vendimi i Kolegjit eshte i detyrueshem te zbatohet, tabela do mbetet ajo e miratuara me heret nga KQZ”, - tha Kosovrasti, ne rast se Kolegji Zgjedhor percakton sot serish si per Qarkun e Lezhes, rinumerimin te pavlefshem. Ndersa anetari i KQZ-se, Hysen Osmanaj, u shpreh ne lidhje me procesin i rinumerimit, se shperndarja e votave u pa me perpikmeri dhe u konstatuan disa deformime votash. Sa i takon Qarkut Lezhe, anetari i KQZ tha se vendimet e Kolegjit nuk diskutohen. “E verteta eshte se nuk i kam diskutuar vendimet e Kolegjit Zgjedhor, pasi ku flet drejtesia duhet te heshtin. KQZ eshte i detyruar te zbatoje vendimet e kolegjit ne kemi menduar se procesi ka qene i drejte, por kolegji e ka rrezuar”, - nenvizoi Osmanaj.
VOTAT
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli dje procesin e rinumerimit te votave ne Shkoder. Nga rinumerimi PD-se iu shtuan 78 vota, duke ruajtur keshtu pese mandatet e deputeteve te marra ne kete qark. Ndersa Partia Republikane nuk arriti te fitonte mandatin e pretenduar. Kesaj partie i duheshin 158 vota per te fituar mandatin ne nisje te procesit, ndersa tani ky rezultat u thellua ne 236.