E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbyllet seanca paraprake për “Partizanin”, në 4 prill vendoset nëse çështja do të kalojë në gjykim themeli

Mbyllet seanca paraprake për dosjen Partizani ku është i akuzuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjykata do të shpallë vendim në datën 4 prill në orën 09:00 nëse do ta kalojë apo jo çështjen në gjykim themeli, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.

Në seancën e sotme gjykata u njoh me pretendimet e mbrojtjes të dy shoqërive tregtare, të cilat janë të pandehura si person juridik në proces.

Në seancën e radhës prokurorët e SPAK do të paraqesin kundërshti mbi pretendimet e avokatëve.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›