E Diel, 1 Nëntor 2026

A u zhvlerësuan Primaret? Xhaferri: Në Tiranë ishte “faji” i aleatëve, e meta e PD është mospublikimi i qeverisë në hije

Kandidati për deputet i PD, Besart Xhaferri, i cili është në listë të mbyllur në Qarkun e Tiranës, u shpreh me rezerva sa i përket primareve dhe ndikimit që ato patën në finalizimin e listave.

I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Xhaferri tha se Primaret në Tiranë nuk funskionuan siç duhet për shkak të aleatëve, pasi në listë të sigurtë atyre iu dhënë 4 mandate, pasi i meritojnë.

Megjithatë sipas Xhaferrit PD ka dhe një tjetër gabim që është mungesa e bërjes publike të qeverisë në hije, që shqiptarët të bëjnë krahasimet mes dy kabineteve.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: A u zhvlerësuan Primaret?

Xhaferri: Primaret ishin risi. Kur ishte gara për kandidatë për Bashki ishin më kollaj, rregulli ishte 50+1%. Kurse formula për primaret për parlament është më komplekse, pasi do merrnim në konsideratë që do dilnim në lista me aleatët, pasi duhet t’ua jepnim, pasi kanë vota, u morën dhe vendime të dhimbshme. Nuk jam këtu për të thënë që Kadiu se meritonte të ishte në parlament, ai e meritonte më shumë se unë të ishte në parlament. Ajo është një nga të metat e Primareve tona. Por në Shkodër janë futur dy nga Primaret.

Borakaj: Po pse Tiranë doli ndryshe?

Xhaferri: Sepse katër vende i kishin aleatët. Pra unë Tiranën e shoh një të metë të madhe si të Hysen Kadiut si Jorida Tabakut nga mungesa e hapësirës. Pra nëse primaret nuk prodhuan në 20% të qarqeve duhet të rregullojmë. Por e mira në listat e përbashkëta që mos humbasim asnjë votë, morëm dhe aleatët. Rekordi historik elektoral, minimumi i aleatëve që ne kemi shkon në 100 mijë vota. Në 2009, aletatë e PD kanë marrë 167 mijë vota. Pra ne nuk e kemi lluksin të humbasim asnjë votë. Kushdo që gjykon Berishën dhe Nokën, do i kuptojë vetëm nëse do jetë një ditë në pozicionin e tyre. Parlamenti është pushtet legjislativ, jo ekzekutiv.

Shkurti: Cili është deputeti yt?

Borakaj: Se kam idenë fare.

Xhaferri: pranadaj parlamenti është elgjislativ, duhet të heqim dorë nga të fortët. Parlamenti duhet të shkojë drejt nomralizimit. Nëse ka një të metë sot PD ka mungesën e një qeverie në hije. Ne po shpalosim programin, dhe programi duhet të dali. Listat më vjen keq për kolegët, dhe unë kam 4 legjislacione që se kam gjetur vetën në listë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›