Listat, përçajnë apo bashkojë? Gazetarët komentojnë zhvillimet politike në Quo Vadis

“Listat, bashkojnë apo përçajnë?”, kjo ishte tema e Quo Vadis e moderatores Pranvera Borkaj këtë të enjte në Vizion Plus.
I ftuar në studio gazetari Armir Shkurti tha se listat duket sikur janë në pozita mbrojtëse, ku liderët janë munduar të ruajnë status quonë.
Ndërsa për gazetarin Ardit Hoxha në PS ëhstë më i lehtë largimi i figurave pasi ëhstë në pushtet, ndërsa PD e ka më të vështirë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Në pamje të parë njohja me listat?
Shkurti: U duk për barazim, për të mbajtur status quon. E dyta a ka mundësi me u zhvlehtësuar kjo ideja listat. Listat janë çështje teknike e partive. Ata që do hyjnë në parlament zbatojnë politikën e forcës politike. Kur shkojnë në parlament grupi parlament i bindet vullnetit politik. Kush mund të jetë nga ana, mund të jetë edhe nga Bangladeshi, tre butona do shtypin. Nuk janë më deputetët e 92-it, kishin tjetër autoritet. E gjithë kjo ethja kështu, heq vëmendjen nga gjëart e tjera. Rama vijon betejën e tij, siç është Europa, ka një armik moçalin, dhe herioi që është ai. I vetmi program i Ramës është do ju fus në Europë. Ndërkohë opozita ka të gjitha pjesët e opozitës, por ka program modern, por nuk përmirësojnë sistemin. Unë e kam thënë gjithmonë ky vend ka nevojë për përmirësim sistemi. PD ashtu siç pashë listën është në pozitë mbrojtjeje.
Borakaj: A fiton PD me këtë listë?
Shkurti: Nuk fiton lista, fiton fryma, fiton organizimi i të gjithë partisë. PD vjen jo me organizimine PS që ka 12 vite në pushtet.
Borakaj: Ardit?
Hoxha: Po t’i shohim në panoramë të gjërë listat kanë dallime të mëdha. Te PS ka një rinovim të madh, nuk mund të them i detyruar, apo rifreskim pas tre mandateve. Nëse kjo do të ndodhte dhe PS do të marrë mandatin e katërt do të ishet hera e parë në Europë që një parti do të riformatojë ëprbërjen e saj parlamentare dhe qeveritare pa shkuar në opozitë.
Borakaj: Është lista e PD një listë e riformatuar?
Hoxha: Nuk është i njëjti grup parlamentar i 2013-të. Nuk ka ndryshime të mëdha. Por duhet të ketë edhe në kosnideratë që është shumë e vështirë për nëj parti në opozitë të spostojë njerëz. Te PD ne i kemi vendimet e zotit Berisha për të larguar njerëz shumë pak, ndërsa te PS nuk mbaron lista. Te lista e PS i pyesnim të gjithë dhe thoshim jemi të kënaqur që nuk na ka vendosur të listae mbyllur. Ndërsa te PD kishte largime.