Mbyllet takimi i lidereve te BE-se
Lideret e Bashkimit Europian kerkojne mbajtjen e nje tjeter samiti pas atij te G 20 per te shqyrtuar situaten pas takimit te washingtonit te parashikura per daten 15 nentor. Ky samit duhet te kete ne rend te dites 3 pika per te verifikuar ate qe do te realizohet pas 100 ditesh gje qe do te jete nje sfide per situaten e tregjeve dhe ekonomine boterore. Takimi i ardhshem i G20 nuk duhet te jete vetem nje rast per te analizuar situaten financiare por te gjithe vendet e bashkimit europian jane dakort mbi faktin qe duhen marre vendime te rendesishme dhe operative. Keshtu u shpreh presidenti francez Nikola Sarkozi ne perfundim te takimit informal te 27 liderve europiane ne Bruksel. Kemi nevoje per nje koordinim me te mire te politikave tona ekonomike, theksoi Sarkozi.