Mbyllet votimi në Greqi, exit-pollet favorizojnë Demokracinë e Re të Samaras

Në Greqi janë mbyllur sot qendrat e votimit pas votimit për parlamentin e ri që do të drejtojë vendin. Sipas exit-polleve paraprake, fituese është Demokracia e Re me 17-20 për qind të votave. Exit poll-et e para të zgjedhjeve të parakohshme në shtetin fqinj tregojnë se partia e të majtës ekstreme Syriza ka marrë vota të konsiderueshme. Kjo parti renditet e dyta me rreth 17 përqind të votave, pas Demokracisë se re që ka marrë rreth 20 ndërsa ka lënë pas vetes PASOK-un e drejtuar nga Evangelos Venizelos.
Protestat kundër masave të ashpra të kursimit kanë favorizuar edhe ekstremin e djathtë neonazist që ka kaluar pragun e 3 përqindëshit duke fituar kështu mundësinë e hyrjes në parlament. Partia e ekstremit të djathtë Agimi i Artë, sipas sondazheve të para, ka fituar 6-8 përqind të votave.
Exit Poll nga kompania ALCO
Greqi, ALCO: Demokracia e re ka fituar 17-20%
Greqi, ALCO: Partia Komuniste ka fituar 7.5%-9.5%
Greqi, ALCO: PASOK ka fituar 14-17% të votave
Greqi, ALCO: SYRIZA ka fituar 15-18.5%
Greqi, ALCO: LAOS ka fituar 2.5-3.5%
Greqi, ALCO: Agimi i Artë ka fituar 6-8%
Greqi, ALCO: E Majta demokratike, 5-6.5%
Greqi, ALCO: Të pavarurit, kanë fituar 10-12%
Greqi, Ekologët e gjelbër, 2.5-3.5%
Kompania “Kapa research” nxjerr fituese Demokracinë e re, ndërsa barazon PASOK-un me SYRIZA-n
Kapa research: ND ka fituar 16-19%
Kapa research: PASOK ka fituar 15-18%
Kapa research: SYRIZA ka fituar 15-18%
Kapa research: E majta Demokratike 4.5 – 6.5%
Kapa research: KKE 8.5% të 10%,
Kapa research: Grekët e pavarur 10%-12%
Kapa research: Agimi i Artë me 5.5 – 7.5 %