E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllja e Kurum protestojne sindikatat

Që prej datës 2 janar, rreth 700 metalurgë të punësuar nga kompania turke “Kurum” në Elbasan nuk punojnë pasi firma e njohur ka ndërprerë punën për shkak të mosfurnizimit me energji elektrike nga kompania CEZ Shpërndarje.

Punëtorët e kompanisë “Kurum”, si dhe kolegë të tyre nga rrethet kanë protestuar para Ministrisë së Energjetikës për rikthimin e tyre në vendet e punës.

Kreu i Federatës së Industrisë, Tafë Kolecaj dhe kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura, Kolë Nikollaj kanë kërkuar nga qeveria të mos penalizojë punëtorëet por të zgjidhë krizën ekonomike.

Sipas sindikatës,ndërprerja e punës nga firma “Kurum” erdhi pas një vendimi të qeverisë për liberalizimin e tregut të energjisë EnergjiaProtestë për dritat në KombinatMirditë, protestë për dritatKufizime pa orar të energjisë elektrike ku klientë të kualifikuar si “Kurum” që konsumojnë mbi 50 milionë kilovat/orë energji në vit duhet ta sigurojnë vetë energjinë elektrike në treg.

Por në kushtet aktuale, kur cmimi i energjisë është mjaft i lartë, kompania “Kurum” ka zgjehdur të mbyllë aktivitetin e saj duke lënë pa punë rreth 1200 punëtorë, mes tyre dhe gra.
Energjia
Protestë për dritat në Kombinat
Mirditë, protestë për dritat
Kufizime pa orar të energjisë elektrike

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›