E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrest per komandantin e Gardes Ina Rama Hetimet do te vijojne

Gjykata e Tiranës ka prerë tre urdhër arrestet e para për ngjarjet e 21 janarit mbi bazën e ekspertizës së FBI-së të ardhur javën e kaluar në Tiranë dhe që i është dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme.

Listen e kryeson komandanti i Gardes se Republikes, Ndrea Prendi, me pas shoferi i tij Margarit Kume dhe shefi i IT-se ne Kryeministri Armando Kasa.

Gjykata ka vleresuar te ligjshme dhe shume profesionale ekspertizen e FBI-së dhe procedurat e ndjekura per marrjen e saj, por ka vendosur masen e sigurise arrest shtepie ne ruajtje me punonjes policia per tre personat e mesiperm deri ne nje vendim te dyte. Problemi i vetem qe ka dale Berisha kërkon hetim të plotë për 21 janarin. Organizatorët e asaj ngjarjeje do të marrin ndëshkimin e merituar

Zedhenesja e kryeministrit
sipas gjykates eshte se kur eshte marre arma pistolete tip Berete ne ambientet e gardes nuk eshte firmosur gjate dorezimit se kujt i perket arma, Ndrea Prendit apo shoferit te tij Margarit Kume.

Gjithsesi, burimet saktesuan se ndaj Ndrea Prendit rendon akuza e vrasjes. Ekspertiza e FBI-së ka zbuluar se nga kjo arme pistolete eshte qelluar dhe eshte vrare shtetasi Faik Myrtaj. Ndaj shoferit te tij, ajo e prishjes se provave. Akuza tjeter, ajo mbi shefin e IT-së Armando Kasa ka te beje me manipulimin e serverit te Kryeministrise. Ekspertiza ka vertetuar se gjate nates se 21 janarit duke gdhire data 22 janar, ne server eshte nderhyre dhe jane manipuluar provat, pamjet filmike, qofte ne sistemin e kamerave te sigurise se Kryeministrise, qofte ne serverin e radiomarresve te Gardes se Republikes, te cilat penguan per nje kohe te gjate rrjedhen e hetimit.

Dhe mbi bazen e saj Armando Kasa akuzohet direkt si personi qe ka zbatuar nderhyrjen dhe ka manipuluar provat e hetimit. Pritet qe keto masa te prokurorise te pasohen nga nje zinxhir tjeter masash dhe reagimesh.

Ina Rama: Kam kryer vetem detyren e kryeprokurores

Kryeprokurorja Ina Rama në një konferencë për media pak minuta më parë deklaroi se hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së 21 janarit do të vijojnë.

Prokurorja Ina Rama vlerësoi se për Komandantin e Gardës Ndrea Prendi, shoferin e tij Margarit Kume dhe shefin e IT-së Armando Kasa prokuroria kërkoi arrest më burg për shkak të kryerjes së veprimeve të konsideruara me rrezikshmëri të lartë, por Gjykata e Tiranës vlerësoi masën arrest shtëpie.

Prokurorja theksoi se hetimet duhet të vazhdojnë dhe në funksion të këtij qëllimi do të kryhen hetime ndaj disa deputetëve të Kuvendit.

"Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar kuvendit dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit te deputetëve socialistë Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla, me qellim hetimin e tyre", tha Ina Rama.

Kryeprokurorja ka sqaruar se roli i saj ne 21 janar dhe ne hetimet per kete ngjarje ka qene vetem si kryeprokurore, ndersa theksoi se nuk ka patur asnje bashkepunim me kreun e opozites Edi Rama.

Arvizu: Mirëpresim zhvillimet e sotme

Ambasadori amerikan Alexander Arvizu, gjatë fjalës së tij në konferencën me kryeprokuroren Ina Rama, ka deklaruar se ekspertiza e FBI-së ofron një bazë solide për hetimet mbi ngjarjet e 21 janarit.

Arvizu ka theksuar se qeveria e Shteteve të Bashkuara i mirëpret zhvillimet e sotme dhe mbështet Prokurorinë e Përgjithshme në vijimin e hetimeve të kësaj cështjeje.

“Në ditët që vijuan pas 21 janarit, SHBA, në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, pranoi të jepte asisetencë ne eksperitzën shkencore dhe teknike për vënien e drejtësisë në këtë rast. Qeveria e Shteteve të Bashkuara i mirëpret zhvillimet e sotme dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim prokuroren e përgjithshme teksa vazhdohet me këtë hetim”, ka deklaruar Arvizu.

Ambasadori amerikan ka nënvizuar se është angazhuar që hetimi të ketë qenë i drejtë dhe i pavarur dhe ka garantuar se hetimet që do vijojnë do të jenë gjithpërfshirëse.

“Sigurisht, edhe për veprimet e protestuesve që kanë ndërmarrë dhunë, sikurse për krimet dhe qëllimet e organizuesve do të ketë hetim. Gjithashtu, do të ketë hetim nëse ka pasur pengim të drejtësisë dhe ne jemi sërish në mbështetje të këtij hetimi. Është e qartë që mbështetja jonë ka qenë e qendrueshme dhe e sigurtë”, ka theksuar Arvizu.

Berisha: Prokurorja e Përgjithshme ka prishur provat për 21 janarin

Përmes zëdhënëses, kryeministri Berisha ka deklaruar se prokurorja e Përgjithshme ka bashkëpunuar me kreun e opozitës dhe ka prishur provat që do të shërbenin për zbardhjen e ngjarjes së 21 janarit.

"Zoti Berisha kërkon hetim të plotë për 21 janarin. Organizatorët e asaj ngjarjeje do të marrin ndëshkimin e merituar", tha zëdhënësja. Sipas saj është pezulluar nga detyra Komandanti i Gardës Ndrea Prifti dhe në vend të tij është emëruar kolonel Artan Hoxha.

Zedhenesja u shpreh se kryeministri beson se zbardhja e ngjarjes eshte nje kusht madhor per dominiminin e ligjit dhe funsionin e shtetit ligjor.

Ekspertët e FBI-së, në Tiranë

Urdhër-arrestet e reja erdhën pas mbërritjes në Shqipëri të ekspertizës së bërë nga Byroja Federale e Hetimit ne Shtetet e Bashkuara, FBI. Eksperte te FBI-se ishin sot ne Tirane dhe paradite vizituan zyrat e Prokurorise se Tiranes, nga ku ka dale edhe kerkesa per arrestimit e kreut te Gardes, shoferit te tij dhe pergjegjesit te sherbimit kompjuterik te Kryeministrise.

Këta ekspertë kane marre kontakte me grupin hetimor te prokurorise se Tiranes per kete çeshtje.
  
Gjykata e Tiranes ka pranuar se procedurat e kryerjes dhe marrjes se kesaj ekspertize jane ligjore dhe kane tashme vleren e proves.

Hetimet e 21 janarit
LSI: Videoja, pjesë e skenarit të dhunës
Totozani: Të shpejtohet për 21 janarin
“Hetimet e 21 janarit të mos vonojnë”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›