E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Lulja e kujtimit”, pas 51 vitesh në TKOB

Opera e kompozuar nga “Artisti i Popullit” Kristo Kono ka në qendër të tij dashurinë e dy të rinjve, Olimbia dhe Dhimitri, e cila nuk është vetëm dashuri, por lidhet dhe me idealin e shenjtë të çlirimit të atdheut.

Vepra, që pritet të ketë një frymë të re me në qendër atdhetarinë, ringjitet në skenë pas 51 vitesh, kësaj here nën regjinë e Mihal Luarasit dhe nën interpretimin e një numri të madh artistësh lirikë.

Opera shqiptare me tre akte u vu për herë të parë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në vitin 1961, e përshtatur sipas romanit të Foqion Postolit dhe me regji të Jorgjie Trujës.

Personazhin kryesor, Olimbinë, e interpretonte artistja Marie Kraja, ndërsa Dhimitrin, Gjoni Athanasi, por nuk mungonte as Avni Mula dhe emra të tjerë të kohës.

Dashuria e Olimbisë dhe Dhimitrit kalon në shumë peripeci. Agjenti grek Niko, spiunon Dhimitrin i cili detyrohet të dalë në mal. Niko hap lajmin se Dhimitrin e kanë shqyer ujqërit dhe pas kësaj Olimbia gati çmendet. Gjithçka zgjidhet kur doktori i sjell “Lulen e kujtimit”, që Dhimitri ia kishte dhuruar në shenjë kujtimi.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-01-23 15:41
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›