E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllja e procesit zgjedhor, Celibashi: Numërimi nis sot në 22:00

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në përfundim të procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki tha se nuk është evidentuar asnjë problematikë që cenon standardin e procesit të votimit.

“Nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga çfarë u raportua në komunikimet e mëparshme, nuk kemi evidentuar problematika që kanë cenuar standardin e procesit të votimit. Procesi i identifikimit është kryer në 100% të QV përmes pajisje elektronike të identifikimit. Ka filluar procesi i dorëzimit të përgatitjes për tu dorëzuar baza materiale, disa janë në proces të transportit të kutive të votimit, dhe besoj shumë shpejt do fillojë procesi i numërimit”, tha Celibashi.

Sipas kreut të KQZ, procesi i numërit pritet të nisë rreth orës 22:00.

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se: “Besoj se rreth orës 22:00 do të fillojë procesi i numërimit dhe besoj para mesditës së të hënës, të përfundojë procesi i numërimit për pesë bashki.”

Sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, për herë të pare, procesi i numërimit të votave do të transmetohet live.

“Për 9 KZAZ do ketë pamje live të vendit të numërimit të votave”, tha ai.

Pjesëmarrja sipas bashkive përkatëse

Bashkia Vlorë: 12.54%

Bashkia Berat: 19.98%

Bashkia Cërrik: 25%

Bashkia Mat: 39.36%

Bashkia Tepelenë: 34.63%

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›