VIDEO- Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Vlorë, 231 qendra votimi gati

Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjithë qarkun e Vlorës, duke shënuar fazën e fundit përgatitore për procesin e votimit që do të zhvillohet nesër.
Pritet që 231 qendra votimi në zonën e Vlorës të pajisen plotësisht me bazën materiale të nevojshme (fletë votimi, kuti, lista zgjedhore etj.) deri në orët e vona të mbrëmjes.
Kjo procedurë standarde është thelbësore për të garantuar se procesi i votimit të nesërm do të nisë në kohë dhe pa probleme teknike në të gjithë qarkun.
Të gjitha qendrat janë duke u pajisur nën monitorimin e rreptë të forcave të rendit dhe komisionerëve, me qëllim sigurimin e integritetit të materialeve zgjedhore.
/rtsh.al/