E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllja e shkollës “Servete Maçi”, prindërit protestojnë

Një debat ka ndodhur mes një prindi dhe drejtoreshës së shkollës “Servete Maçi” në kryeqytet. Vetëm ditën e martë, prindërit që kanë fëmijët në këtë shkollë janë alarmuar pas një komunikimi nga drejtuesit e kësaj shkolle, se nxënësit do të zhvendosen diku tjetër dhe se kjo godinë do të rikonstruktohet.
 

Një ditë pas këtij komunikimi, ata të alarmuar protestojnë dhe firmosin një peticion kundër zhvendosjes së nxënësve në këtë shkollë. Pas mbledhjes me prindërit dhe mësuesit, drejtoresha e shkollës 9 vjeçare “Servete Maçi”, Benerta Suxhuku sqaron se është një projekt pa një vendim konkret, nga ku pas mbledhjes prindër-mësues dhe përfaqësues të Drejtorisë Arsimore, do të vendoset nëse ky do të jetë gjimnaz, apo nuk do të ketë zhvendosje të nxënësve në shkolla të tjera.
 

Ndërsa vetë Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj pavarësisht insistimit të medias për të mësuar se cili është fati i kësaj shkolle, përgjigjet se nuk është duke u prishur asnjë shkollë, por se rasti në fjalë është një rikonstruksion i godinës.
Ndërsa drejtues të arsimit thonë se bëhet fjalë vetëm për një ndërhyrje në fasadë, prindërit thonë se do ndjekin të gjitha rrugët për të mos lejuar zhvendosjen e fëmijëve të tyre në ambjente të tjera.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›