Mbyllje me Nder per Camajn

Ne hollin e Qendres se Studimeve Albanologjike nje ceremoni modeste me nje gote shampanje ne shoqerine e fotove te jetes dhe relikteve e ne nje sirtar me libra te paket mbi te vendosur medaljoni ne nje kuti te vogel te zeze dhene po dje nga Presidenti - mbylli me Nder te gjitha veprimtarite e organizuara per 85-vjetorin e lindjes se poetit prozatorit albanologut mjeshtrit te gjuhes dhe fjales shqipe Martin Camajt. Pak dite me pare konferenca e organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike ne mjediset e Akademise se Shkencave javen qe shkoi promovimi ne hotel Tirana e vepres se plote ne gjallje e postum nga botuesi Onufri duke angazhuar nje shpure studiuesish por lene serish te konservuar Camajn brenda nje botimi luksoz
Ne hollin e Qendres se Studimeve Albanologjike nje ceremoni modeste me nje gote shampanje ne shoqerine e fotove te jetes dhe relikteve e ne nje sirtar me libra te paket mbi te vendosur medaljoni ne nje kuti te vogel te zeze dhene po dje nga Presidenti - mbylli me Nder te gjitha veprimtarite e organizuara per 85-vjetorin e lindjes se poetit prozatorit albanologut mjeshtrit te gjuhes dhe fjales shqipe Martin Camajt.
Pak dite me pare konferenca e organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike ne mjediset e Akademise se Shkencave javen qe shkoi promovimi ne hotel Tirana e vepres se plote ne gjallje e postum nga botuesi Onufri duke angazhuar nje shpure studiuesish por lene serish te konservuar Camajn brenda nje botimi luksoz prej dhjete vellimesh. Nga Presidenca ne mjediset e korridorit te QSA-se dekorimi dhe personalitetet e letersise ne prani edhe te bashkeshortes se Camajt Erikes e konsideruan permbylles vitin e lindjes se Camajt.
Ndersa ishte ironi gati e turpshme per kete ane te shqiptareve dokumentacioni fotografik i ekspozuar dje ku Camaj jepet ne nje jete te gjalle plot aktivitete letrare sa ne Greqi Spanje Gjermani e deri ne Amerike duke i ardhur rrotull kufirit te atdheut te tij ne pamundesi per ta shkelur. Po aq ironi ishin dhe dy doreshkrime te ekspozuara nje qe tregonte per nje marredhenie rehabilitimi letrar te Camajt me Kosoven. Kur me lsquo91 eshte momenti i menjehershem pas 40 vjetesh nderprerjeje qe Camaj po nderohej per vepren por dhe nje lloj ndjese nga shqiptaret e atjeshem ku qe penguar
Ndersa letra tjeter drejtuar perkthyesit Joachim Lanksch te cilit i besoi perkthimin ndonese nuk kishte vit shkrimi po kuptohej se behej fjale per vitet e para te demokracise ne Shqiperi tregon se Camaj po vihej perballe nje dileme ne raport me vendin e tij te lindjes pa iu dhene mundesia as te vinte por as te nderohej.
Camaj reflekton ne kete leter nje lloj ashpersie per menyren se si po i trajtohej vepra ketu ne Shqiperi nje lloj konsumi nje realitet qe ekziston edhe sot nga studiuesit.
Por me botimin e vepres se plote te Camajt me para te hedhura nga Universiteti i Mynihut dhe kujdesur per botimin nga Onufri vepra eshte tanime e hapur por dhe nje lloj orientimi studimor. Ndersa per lexuesin e thjeshte do te vazhdoje te jete i konservuar serish duke e mbyllur ne luks botimin dhe asnje mundesi praktike per ta njohur poetin dhe per te pasur lexuesin e tij.
Shkroi shqip Camaj dhe kur dihen raportet mjaft te nderlikuara me Shqiperine dhe misteri qe rrethoi jeten - eshte veshtire te ndihet si kthim ndergjegjeje Nderi i Kombit dje akorduar nga Presidenti. Ne fakt sikur Presidenti Topi te mos jepte aq shume nderime mbare e prape kjo e djeshmja edhe pse vone do te conte shume gjera ne vend qofte dhe mesazhin amanet qe la Camaj ne castet e fundit te jetes Ndonese te ndam per gjysme shekulli une jam i jueji e ju jeni te mijte.
Poeti i ri Martin Camaj u arratis nga Shqiperia per tiu larguar fatit te parashkruar e me siguri nuk ka menduar qe kjo do te ishte nje ikje fatale perfundimtare dhe me vone duke rendur sa ne Kosove ne Rome tek arbereshet e Italise apo ne Mynih ai ka kuptuar se mund te shkonte kudo i ndaluar ishte vetem ne vendin e vet dhe vendi i tij ishte i ndaluar per te - do te ishte reflektimi i vone nga Presidenti Topi.
Presidenti tha Rikthimi i Martin Camajt ne sistemin letrar nuk eshte thjesht rikthimi i shkrimtarit dhe shqiptarit por edhe rikthimi i shijes se leximit per lexuesin shqiptar per letersine e paster dhe te paangazhuar pikerisht ajo qe na kishte munguar por kjo duket e veshtire per lexuesin dhe gati nje lloj rikonservimi per shkrimtarin kur botimet e fundit nga Onufri e gjithe kolana kushton 15 mije leke.
Pas ekzekutimit te himnit kombetar dhe leximit te dekretit perkates nga sekretari i Pergjithshem i Institucionit te Presidences Aleksander Flloko kreu i shtetit i dorezoi bashkeshortes se Martin Camajt Urdhrin e Larte Nderi i Kombit me motivacionin Personalitetit te mirenjohur qe dha nje kontribut te rendesishem ne studimin e gjuhes dhe te kultures kombetare si dhe ne njohjen e shkencave albanologjike ne bote shkrimtarit te shquar qe krijoi nga veprat me te mira te letersise moderne shqipe.
Duke shprehur mirenjohje te thelle per kete vleresim ne emer te familjareve pershendeti zonja Erika Camaj e cila tha Shkelqesia juaj sot e nderuat burrin tim me dekorimin me te larte qe mund ti jape vendlindja e tij. Dhe me kete po e nderoni ne vend te shume bashkatdhetareve te tij qe kishin ide te njejta te ngjashme si Martin Camaj. Shume syresh nuk jane me mes nesh. Une i kujtoj plot respekt keta njerez te mrekullueshem e guximtare. Gezohem dhe ju faleminderit zoti President qe po marr kete dekorim Jam krenare qe e kam emrin Camaj dhe jam munduar gjithmone ta nderoj gje qe do ta bej edhe me tej. I falenderoj te gjithe te pranishmit qe erdhen sot ne kete dite. Shume faleminderit Cfare binte ne sy ne gjithe veprimtarite e organizuara ne Tirane ishte ne konferencen per Camajn ne Akademi mungonin nje pjese studiuesish e shkrimtaresh qe kishin konflikt me ata qe referuan aty ne promovimin e vepres munguan pjesa tjeter qe ishte ne konference ndersa edhe dje ne ekspoziten e hapur ne QSA me sendet fotografite me te cilat tregohej jeta e kaluar e Camajt kishin ardhur ata qe munguan ne dy veprimtarite e para. Nje percarje studiuesish e shkrimtaresh qe me te drejte e ne ironi do na e kujtojne letrat qe i botojme me poshte ku vete poeti thote Veprat e mia letrare po hyjne ne Shkoder dhe Tirane ne pjesen intelektuale dhe po konsumohen ne menyre te ndryshme reakcionet me komunikohen permes letrareve dhe tash permes shtypit. Disa interpretime te vepres sime me irritojne biles me mungojne nervat ti akceptoj.
Ne Tirane e Shkoder po konsumohet vepra ime
I dashun Hans-Joachim Lanksch
Tue permbledh ate qe te thashe edhe dje ne telefon po bahen tri vjet qe jeta ime nderroi papritmas edhe shpirtnisht kaloj dite ne tjetrin me pasigurine ne ankthin e zakonshem per cka vjen neser
Po edhe keshtu po u jetueka. Ngjarjet ne vendin tim me kane gjet te papergatitun ky a eshte nje befasim por edhe barre e madhe edhe ne jeten e brendshme. Veprat e mia letrare po hyjne ne Shkoder dhe Tirane ne pjesen intelektuale dhe po konsumohen ne menyre te ndryshme reakcionet me komuikohen permes letrareve dhe tash permes shtypit. Disa interpretime te vepres sime me irritojne biles me mungojne nervat ti akceptoj andaj dhe shqetesimi im per te cilen te fola ne telefon. E dyta gja dhe ma e randesishmja jane perkthimet ngase ne USA doli revista Albanica z.Pipa numrin e dyte ja ka kushtue rastit te 65 vjetorit tim. Me kete rast po botohet po pa e pas kontrollue une Plimpsest shqipme perkthimin e Fox te cilit sigurisht i kam qit pune me nderhymje te shumta ne Selected Poetry kam vendos te mos nderhyj ma ne perkthime tue perjashtue keto raste kur pyetem per ndoj kuptim te tekstit. Kete ta premtoj dhe ty se nuk do te nderhyj as ne perkthimet qe do te bash. Deshiri im asht qe per liriken ne gjuhen gjermane te jesh kompetent ti per prozen zoti Fiedler i cili vetem pa Buchholz po perkthen Karpa Breu e Glasser po merren me perkthimin dhe redaktimin e Rratheve nje kapitull botohet ne Albanica ne numrin 1 Winter Pipa ka botuar perkthimin tand ne Sirene prej se ciles nuk kam asnje numer posa te merr ndoj kopi ta nisi.
Me 13 prill u krijua ne Tirane Lidhja e Lire e Intelektualeve te Rinj fill mbas krijimit me telefonuen se don nje bashkepunim te ngushte. Nje nder problemet e tyne asht botimi ne gjermanisht sidomos i autoreve shqiptare te ndaluem disa nga ata dhe deri tash te burgosun si Kasem Trebeshina nje rival i Kadarese ne vjetet 60. U thashe se une sperzihem me grindje te brendshme kusht per mue ndamja e letersise nga politika dhe vleresimi i vlerave te verteta Kuptim nese politika si the dhe ne telefon qe te kryhet aty ketu dr. Klosit e te tjereve nga ky grupim intelektualesh u permenda emnin tand qe tashme e njohin fort mire Ke per te pas pune teper e cila do te shperblehet. Kam pa bocat te KampM shume bukur dhe te falenderoj per hymjen qe me ka pelqyer fort Del nje vellim i mire shpresoj se pritet mire.
Trojanov don nese gjithcka ec mire te botoje dhe nje permbledhje poezish te tjera sa me pare merrnju vesh me te
Me pershendetje te perzemerta
Familjarisht
Martin Camaj