E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga rruga me drita te kuqe te Amsterdami qe lufton kunder prostitucionit ilegal

Per pjesen me te madhe te njerezve qe vizitojne Amsterdamin ne program ben pjese edhe nje vizite ne lagjen e famshme me drita te kuqe.

Terheqja i ben turistet qe gjate shetitjes neper dyqane te hedhin nje sy ne vitrinat ku tregohen gra te veshura lehte qe ofrojne sherbimet e tyre. Ne Holande prostitucioni eshte legal. Por krahas prostitucionit legal ka filluar te futet edhe prostitucioni ilegal me minorene.

Pa rene nata fillon gjallerimi i jetes neper rrugicat rreth kanaleve te Amsterdamit. Tabelat me drita joshin klientet me show seksi dhe me te rejat e fundit nga bota e erotikes. Mes tyre gra me shume pak veshje persiper ofrohen ne vitrina. Kjo eshte lagjja De Wallen lagjja me drita te kuqe te Amsterdamit.

Ne Holande prostitucioni eshte i njohur si profesion. Grate qe punojne ketu mund te fitojne mire nje pjese deri ne 10 mije euro ne muaj. Por per shume prej tyre ardhja ketu nuk ka qene me deshiren e lire. Ajo qe ndodh pas vitrinave ne apartamentet private ose ne makina ka me shume te beje me shfrytezimin sesa me kenaqesine.

Samantha ka punuar ne Amsterdam kater vjet ne prostitucion. Sot ajo eshte 15 vjec. Me 11 ende femije ajo u detyrua per here te pare te bente seks me nje te ashtuquajtur Loverboy.

Loverboys jane djem ne moshen rreth te 20 -ave dhe jane specializuar per te fituar minorenet. Ata u premtojne vajzave te reja dashuri dhe pavaresi dhe i terheqin gjithnje e me shume ne llumin e prostitucionit shpesh me ndihmen e drogave.

Ty te krijohet pershtypja se nuk ke zgjidhje tjeter. Ai me jepte droge dhe une nuk isha me ne gjendje te mendoja. Gjithnje me thoshte se mua me pelqen kjo qe beja. Une rrija aty per shkak te Loverboy-it. Une kisha frike te isha vetem- thote vajza sot. Ajo ka ikur prej andej dhe jeton ne nje fshat te vogel ne afersi te Amsterdamit ne fondacionin Stop Loverboys Nu qe do te thote Ndalni Loverboys tani.

Themeluesja e fondacionit kujdeset prej tre vjetesh per vajza si Samantha. Edhe e bija e saj u be viktime e nje Loverboy dhe sot 20 vjec vazhdon te punoje ne prostitucion.

Anita de Wit e di sa e veshtire eshte te clirosh vajzat nga kthetrat e burrave. Kjo eshte nje pune qe kerkon shume ndjenja dhe shume dashuri. Vajzave u mungon kujdesi dhe ngrohtesia. Burrat jane psikologe dhe e dine shume mire si mund ti bejne vajzat qe te bejne ate qe duan ata. Shpesh une e krahasoj kete me nje bashkeshorte qe rrihet prej te shoqit. Kur burri i thote gruas se e do gruan dhe nuk do qe ti shkaktoje dhimbje atehere gruaja nuk e denoncon. Edhe tek vajzat mekanizmi eshte i njejte.

Pervec kesaj burrat i kercenojne vajzat se do tu rrembejne per shembull motren ose vellane ose se do tregojne fotografite ku ato duken lakuriq ne shkolle.

Eumlshte e veshtire te thuash sa minorene bien viktime. Tek Anita de Wit vijne 20 vajza ne vit qe kerkojne te largohen nga prostitucioni.

Edhe qyteti i Amsterdamit e ka kuptuar problemin e prostitucionit ilegal dhe kerkon te rrise kufirin e moshes minimale per prostitutat nga 21 ne 23 vjec. Sepse kur vajzat arrijne moshen e rritur as prinderit as Anita de Wit as zyrat per te rinjte nuk kane te drejte ti ndajne vajzat nga kodoshet. Anetari i keshillit te qytetit Lodwijk Asscher kerkon qe ketu te behen ndryshime Shumica e viktimave te tregtise me mishin e bardhe jane me te reja se 23 vjec. Prandaj ne duam te fusim kete moshe si kufi te moshes se rritur. Ne Holande duhet te kesh mbushur moshen 21 vjec per ti dhene autobusit. Kurse per prostitucion nuk ka kufi te tille megjithese grate e reja jane delikate dhe e kane te veshtire te mbrohen.

Ne kete menyre Asscher kerkon te permiresoje edhe imazhin e qytetit. Kriminaliteti thote ai eshte shume i larte ne lagjen me drita te kuqe. Ndalim-qarkullimi naten mund te ndihmoje per uljen e tij. Pervec kesaj ata qe kane marre me qira vitrinat duhet te kontrollohen me shume.

Per Samanthen keto masa jane te vonuara. Ajo e ka humbur rinine e saj ne prostitucion. Edhe ndryshimet e ligjit i sheh me skepticizem. Klientet e dinin qe une nuk punoja vullnetarisht qe une isha minorene. Por kjo nuk u interesonte. Sa me e vogel nje vajze aq me mire. Ajo nuk do te kthehet me kurre ne lagjen me drita te kuqe. Fondacioni ka gjetur per te nje vend ne jug te Frances ku ajo mund te jetoje nen kujdestari. Atje ajo do te mbledhe forcat ne menyre qe kur te kthehet ne Holande te mos kthehet serish tek Loverboys.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›