Mbytet anija në Ohër, 10 turistë të vdekur
Një anije maqedonase, që transportonte turistë, shumica bullgarë, u mbyt sot në liqenin e Ohrit (në jugperëndim), duke shkaktuar të paktën 10 të vdekur, njoftoi agjencia maqedonase e shtypit MIA.
Një burim policor i tregoi AFP-së se të paktën 10 persona kanë vdekur nga mbytja ditën e sotme në liqenin e Ohrit të një anijeje maqedonase që transportonte afro 50 turistë, shumica bullgarë.
"Aksidenti shkaktoi të paktën 10 të vdekur", i deklaroi AFP-së një burim policor i cili preferoi të mbetej anonim.
Anija, Iliden, ndodhej rreth 200 metra nga bregu kur u mbyt për shkaqe ende të panjohura rreth orës 11:00 (09:00 GMT).
Disa ekipe shpëtimi janë dërguar në vendin e ngjarjes, tha një korrespondent i një televizioni lokal.
Aksidenti ndodhi në afërsi të një kampingu, 12 kilometra në jug të qytetit të Ohrit.
Liqeni i Ohrit është një nga vendet më të preferuara të turizmit në Maqedoni, që vizitohet çdo vit nga mijëra turistë./ATA/