Mbytet duke e pastruar bunarin

Raportohet se një person derisa ishte duke e pastruar pusin-bunarin ka humbur vetëdijen duke renë brenda në ujë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve dhe policia ku pasi viktima është nxjerrë nga pusi-bunari është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.
Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën e Zarës në Prizren. Policia është duke u marrë me rastin./Indeksonline/