E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri kaplon shtëpinë, humb jetën 50-vjeçari

Një person i moshës 50-vjeç, ka humbur jetën dje në Prizren pasi që zjarri kishte përfshirë shtëpinë e tij.

Policia ka njoftuar se incidenti ka ndodhur në rrugën “Vatrat Shqiptare” rreth orës 15 e 30 minuta.

Në momentin e shpërthimit të zjarrit, në shtëpi kanë qenë katër persona, tre prej tyre kanë arritur të dalin jashtë, ndërsa 50-vjeçari ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet përkitazi me rastin ende po vazhdojnë./Indeksonline.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›