Vjedhjet e banesave, dy në pranga

Foto ilustruese
2 persona nga Berati u arrestuan nga forcat e komisariatit nr. 6, për akuzën e vjedhjes. Blutë e kryeqytetit kanë vënë në pranga shtetasit Ali Vrapi dhe Shpëtim Duro, përkatësisht 24 dhe 25 vjeç.
Dy të rinjtë janë arrestuar pasi dyshohen si autorët e vjedhjeve të nëntë banesave në kryeqytet. Sipas policisë, vjedhjet janë kryer në zonat e Kombinatit, Vorës, 21 dhjetorit dhe Don Boskos.
Dy të rinjtë ishin zhvendosur kohët e fundit nga Berati në Tiranë, ku banonin në një shtëpi me qira.
Tri ditë më pare, policia e Tiranës shkatërroi një bandë kriminale të vjedhjeve të makinave dhe motorëve. / D.B.