E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyti gruan, 20 vjet izolim

Kruje- Nuk do te vuaje vetem denimin e gjykates per mbytjen e gruas nje vit me pare, duke e "shitur" si vetevrasje, por do te paguaje edhe nje gjobe prej 3 milione lekesh, ne dem te familjes se te ndjeres. Ky eshte verdikti me i fundit i Gjykates se Krujes, i dhene dje ndaj te pandehurit Sefedin Doci, 35-vjecarit te akuzuar per vrasjen e bashkeshortes se tij, Fitnete Doci me 13 gusht te vitit te kaluar. Ne proces eshte edhe mjeku i fshatit Tapize, ku ndodhi ngjarja, Laim Bushi, i akuzuar per fshehje te krimit, i cili rrezikon 2 vjet denim me burg, gjobe dhe heqje te se drejtes per te ushtruar funksionin e mjekut.

Gjykata e Shkalles se Pare i ka dhene fund dje, procesit ndaj te pandehurit Sefedin Doci, duke aprovuar kerkesen e prokurores Sonila Domi, gjate pretences ne nje seance me pare. Gjyqi nisi nje vit me pare, por ne te shumten e rasteve seancat ishin shtyre per mungese te avokatit. Rreth ores 14:40 te dites se djeshme, trupi gjykues ka marre vendimin perfundimtar, pavaresisht pretendimeve te te pandehurit, i cili nuk pranoi akuzen e vrasjes se bashkeshortes 25-vjecare. Vendimi eshte mbeshtetur ne provat e servirura gjate procesit prej prokurores, si akt-ekspertiza e bere pas zhvarrimit te viktimes dhe pretendimeve te familjareve te saj, shenjat e dhunes ne trupin e se ndjeres, pendimi i mjekut Laim Bushi, qe pranoi se 25-vjecarja nuk ishte vetehelmuar dhe deshmi te tjera, te siguruara gjate hetimit. Ne fund trupi gjykues deklaroi fajtor Sefedin Docin, banues ne fshatin Tapize, per veprat penale te "vrasjes" dhe "fshehjes se krimit", duke dhene 20 vjet burg e 3 milione leke gjobe, po aq sa kishte kerkuar edhe prokuroria.

Fillimisht 35-vjecari kishte deshmuar se e gjeti gruan e tij diten e 13 gushtit ne gjendje agonie, pasi ishte vetehelmuar. Kishte njoftuar mjekun e fshatit, Laim Bushi, duke e nisur drejt spitalit, por rruges 25-vjecarja Fitnete Doci, sipas deshmise se bashkeshortit, kishte nderruar jete. "Ne kete menyre e ktheva ne shtepi trupin dhe i beme ceremonine mortore", ka deklaruar ai. Por familjaret e se ndjeres, kane dyshuar ne kete pohim te dhendrit, duke verejtur se vajza ne trup kishte shenja te shumta dhune dhe gjaku. Nje muaj me pas eshte bere zhvarrosja dhe riekspertimi nga specialistet e Mjekesise Ligjore ne Tirane. Kerkesa per rihetim eshte depozituar nga prinderit e 25-vjecares. Rezultati ka qene shokues, pasi ekspertet konstatuan se ne stomakun dhe trupin e te ndjeres nuk kishte gjurme helmi, duke konstatuar hematoma rreth qafes, qe flisnin per asfiksi gjate mbytjes. Po keshtu ka pasur shenja te shumta dhune ne vesh, koke, floke te shkulur, demtime ne trup dhe hemorragji te brendshme. Menjehere policia me urdher te prokurorise, arrestoi te dyshuarin Sefedin Doci dhe u moren masa ndaj oficereve dhe prokuroreve qe hetuan fillimisht dosjen, e cila u klasifikua si vetevrasje.

Akuzat e familjareve per vrasjen

Nder provat qe kane nxitur dyshimet e prokurorise, kane qene deklarimet e prinderve te viktimes, te cilet pasi kane mesuar se vajza e tyre kishte gjetur vdekjen nga vetehelmimi, shkuan per ngushellim duke verejtur edhe shenjat e dhunes. Menjehere u caktua nje tjeter prokuror per rihetim dhe u be ekspertize nga e para, pasi akuzat i leshoi fillimisht motra e viktimes, duke "shenjestruar" bashkeshortin e Fitnetes. Analizat u kryen ne kryeqytet, duke provuar pretendimet e familjareve dhe ndryshuar rrjedhen e hetimit.

Mjeku i fshatit rrezikon burgun, fshehu krimin

Edhe mjeku i fshatit Tapize, Laim Bushi, eshte kapur "mat" nga ekspertet e Mjekesise Ligjore, pasi ne trupin e viktimes nuk u gjet asnje ilac i injektuar kunder helmit, sic kishte pretenduar ai gjate deshmise. Prokuroria ngriti ndaj tij akuzen e "fshehjes se krimit", duke kerkuar gjate pretences 2 vjet burg, 1.5 milione leke gjobe dhe heqjen e te drejtes per ushtrim funksioni deri ne 3 vjet. Gjykata ende nuk e ka marre vendimin per mjekun dhe pritet ne seancen e radhes. Mjeku Bushi ka ndryshuar deshmine e tij, duke pranuar se fshehu ngjarjen, duke e deklaruar si flijim.

Ardian Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›