E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen familjet e varfra, ulet ndihma ekonomike

Malesi e Madhe- Rritja e numrit te familjeve qe perfshihen ne listen e ndihmes ekonomike ,i ka krijuar pamundesi bashkise se Koplikut ne Qarkun e Shkodres, per te kompensuar sic duhet shtresat e varfra ne zonen urbane. Fondi i akorduar eshte i paket dhe rritja e numrit te perfituesve ul shifren e asistences ekonomike mujore. Shqetesimin e ben publik kryetari i Keshillit Bashkiak te Koplikut, Ardian Hysa. Ai shprehet se aktualisht ne qytet trajtohen me ndihme ekonomike 400 familje, ndersa cdo muaj jane 30-50 familje te reja, qe paraqiten para zyrave perkatese dhe kerkojne te trajtohen me kete ndihme. "Por fondi i akorduar nga qeveria shqiptare eshte vetem 1 milione leke ne muaj dhe nuk ka ndryshuar, pavaresisht shtimit te numrit te familjeve", thote Hysa. Bashkia ka bere kerkesa per rritjen e fondit. Hysa vuri ne dukje se ka komuna ne qark qe marrin dy here me shume fonde se Kopliku, pavaresisht se kane numer te njejte familjesh per kompensim me ndihme ekonomike.

R. Ll.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›