E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbytja e 2 grave në Devoll, jepet masa e sigurisë për shoferin e zetorit

Gjykata e Korçës pritet të japë sot masën e sigurisë për Gëzim Zyfin, shoferin e zetorit i cili u përmbys të shtunën në lumin Devoll duke zënë poshtë 2 gra.

Banorë të shumtë të fshatrave Bracanj dhe Dobranj në rrethin e Devollit janë mbledhur para gjykatës duke kërkuar lirimin e Zyfit. Ata e cilësojnë atë si të pafajshëm ndërsa ka paralajmëruar se do të bëjnë edhe protestë nëse gjykata vendos ta dënojë atë.

Gjithashtu banorët e dy  fshatrave theksojnë se kanë bërë një peticion për lirimin e shoferit të zetorit duke marrë  edhe firmat e familjarëve të dy viktimave.

Ngjarja e rëndë u shënua ditën e shtunë kur rimorkio e zetorit në të cilën udhëtonin 20 persona u përmbysur teksa po i transportonte nga njëra anë e lumit në anën tjetër. Për pasojë  humbën jetën Mirela dhe Elena Zyfi, përkatësisht 29 dhe 35 vjeçe ndërsa personat e tjerë arritën të shpëtojnë.

Dy viktimat dhe bashkëfshatarët e tyre ishin nisur për në një ceremoni mortore por për shkak të mungesës së një ure ata përdorën zetorin për të kaluar në anën tjetër të lumit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›