E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet për në 23 prill gjyqi ndaj Ilir Xhakjas, mungone i pandehuri

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë për në 23 prill seanca gjyqësore ndaj Ilir Xhakjas, të akuzuarit për vrasjen e ish kryekomisarit të Shijakut Adem Tahirajt.

Shkak për shtyrjen e gjyqit është bërë mungesa e vetë të pandehurit i cili ka paraqitur edhe një raport mjekësor  duke argumentuar edhe mospraninë e tij në seancën gjyqësore.

Në seancën e sotme gjyqësore ishte planifikuar të dëshmonin dy punonjësit e policisë  Gosturani dhe Hoxha të cilët shoqëronin Adem Tahirajn ditën e vrasjes.

Në seancat e kaluara janë marrë në pyetje disa dëshmitarë të organit të akuzës dhe asnjëri prej tyre nuk e kishte parë momentin e vrasjes së kryekomisar Adem Tahirajt nga i pandehuri.

Ish-kreu i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, u ekzekutua më 13 Shtator, në fshatin Katund Sukth ndërsa për vrasjen e tij është akuzuar Ilir Xhakja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›