PD Edi Rama te beje transparencen per 1 milione eurot

Partia Demokratike i kërkon kreut socialist Edi Rama të bëjë transparencën e prejardhjes së shumës prej 1 milionë euro, të përdorura për ndërtimin e pallatit në pronësi të familjarëve të bashkëshortes së tij.
“Edi Rama, të mos fshihet prapa perdes si frikacak, të mos fshihet prapa monologjeve qesharake as dhe vizitorëve dështak por të gjejë kurojo dhe me transparencë ti thotë publikut origjinën e 1 Milon Euro investim nga një pensionist dhe një i vetëpunsuar të pallatit pesë katësh me siperfaqe ndërtimi 900 m katror të gruas së tij dhe familjarëve të saj.
Z. Rama publiku është vështirosur nga monologjet tua, ai kërkon nga ju që të paraqesësh faturat e paguara dhe kanalet bankare e tatimore të 1 Milion Euro pa origjinë të investuar në pallatin në pajë në rast se ato fatura egzistojnë dhe nuk janë zëvëndësuar nga para gjobash apo origjinë nga trafiqe kriminale të organizatave me të cilat ju jeni i lidhur këmbë e krye.
Partia Demokratike i kërkon Z. Rama të marrë të gjitha përgjegjësitë publike dhe të mos fshihet si frikacak për dy lejet e ndërtimit të firmosura prej tij për interes familjar dhe në kundërshtim flagrant me ligjin e konfliktit të interesit dhe shkelje të rëndë të Nenit 62 të ligjit të Urbanistikës për ndërtimin e pallatit në pajë të gruas së tij në vendin e ndaluar me ligj, sheshin e pallateve”.