Dëgjimi i Europës
Duket se një ndjenjë e pretendimit të tmerrit, në Francë, Gjermani dhe në qeveritë e vendeve të tjera evropiane është shprehur se gazeta gjermane, “Der Spiegel” raportoi fundjavën e kaluar se Agjencia Kombëtare e Sigurisë i ka përgjuar zyrat diplomatike dhe i ka monitoruar sistemet e tyre të brendshme kompjuterike.
Gazeta shkruan se spiunimi i aleatëve duket gjë e keqe dhe është diskutuar rrallë në mënyrë publike, përveç atëherë kur, siç ka ndodhur tani, dokumentet e agjencive të spiunimit rrjedhin në shtyp.
Por qeveritë në të dyja anët e Atlantikut (dhe pothuajse çdokund) i kanë spiunuar njëlloj aleatët dhe armiqtë për një kohë të gjatë. Ne jemi larg nga periudha kur Sekretari i Shtetit, Henry Stimson, në shpjegimin e vendimit të tij në vitin 1929, për ta mbyllur zyrën e Departamentit të Shtetit për thyerjen e kodit, tha “Zotërinjtë nuk e shikojnë postën e njëri-tjetrit”.
Agjencia Kombëtare e Sigurisë (shkurtimisht N.S.A.) ishte krijuar në mënyrë sekrete në vitin1952, me mandat për t’i zënë dhe përgjuar të gjitha llojet e komunikimeve nga burimet e jashtme, duke përdorur çfarëdo lloji të pajisjeve të përgjimit, që mund të imagjinoheshin. Element i ri është teknologjia kompjuterike, e cila e bën depozitimin aq të lirë dhe analizat e të dhënave aq të shpejta, sa që agjencia nuk ballafaqohet me pengesa teknike se sa shumë të dhëna do të tubojë dhe do t’i përdorë.
Kjo i bënë kufizimet politike shumë më të rëndësishme, por është vështirë të debatohet për një politikë të mençur, kur secili detaj mbahet sekret nga publiku.
Shumica e qeverive evropiane, me gjasë, për një kohë të gjatë, ishin të vetëdijshme për kapacitetet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë. Evropianët e zakonshëm, megjithatë, nuk ishin të vetëdijshëm për këtë, derisa Der Speigel i publikoi numrat këtë javë, se sa shumë thirrje private telefonike, emaile dhe mesazhe telefonike, N.S.A. tashmë i monitoron në Evropë, çdo muaj.
Gazeta ka raportuar për 500 milionë njerëz vetëm në Gjermani.
Ky numër i madh ngriti dyshime se shumë përgjime të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë nuk kanë lidhshmëri me sigurinë kombëtare amerikane ose me zbulimin e terroristëve. Por, shkruan “New York Times”, përgjimi i agjencisë ndaj evropianëve të zakonshëm është krejtësisht legal nën ligjin e Shteteve të Bashkuara; kjo agjenci e ka të ndaluar vetëm përgjimin e amerikanëve pa autorizim të gjykatës.
Agjencitë gjermane të inteligjencës në mënyrë të ngjashme e kanë të ndaluar t’i spiunojnë gjermanët. Është naive të vlerësohet se agjencitë aleate të inteligjencës nuk i shkëmbejnë të dhënat, të cilat për disa mund të kenë kufizime, por për të tjerët jo.
Për këtë arsye tmerri i politikanëve evropianë duket se është i fryrë, ashtu siç janë kërcënimet e tyre për pezullimin e bisedimeve për marrëveshjen tregtare trans-Atlantike (mund të ndodhë që strategjitë e negociatave kanë qenë synim i monitorimeve të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë).
Nuk do të ishte befasi të mësohet se evropianët po ashtu do ishin përpjekur të grumbullojnë informacione të inteligjencës për strategjinë e negociatave të Shteteve të Bashkuara. Marrëveshja ende mbetet në interesin më të mirë të të gjithë pjesëmarrësve, shkruan “New York Times”.
Një rezultat i mirë i zbulimeve aktuale mund të jetë riforcimi i kërkesës evropiane për rregulla më të ashpra në mbledhjen e informacioneve për individët privatë nga kompanitë dhe qeveritë. Agjencia Kombëtare e Sigurisë ndoshta nuk duhet t’i shikojë këto rregulla si kufizuese për aktivitetet e saj të fshehta, por ndoshta ato mund të ndikojnë që agjencia të jetë më tepër e kujdesshme dhe selektive në praktikat e saj.
Antagonizmi i shtetasve të disa prej aleatëve më të afërt të Shteteve të Bashkuara nuk është strategji shumë premtuese për shtimin e sigurisë ndërkombëtare.