Skënderbeu humb 0-4 miqësoren me Kotbus
Skënderbeu e ka humbur miqësoren e radhës në tokën austriake, aty ku po zhvillon përgatitjet në ku-adrin e përfaqësimit në Ligën e Kampioneve. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa është mpo-shtur 4-0 nga gjermanët e Energi Kotbus, duke dëshmuar edhe një herë tjetër se "fusin ujë" thuajse në të gjitha anët. Sidomos qendra e mbrojtjes ka përsëritur gabimet e miqësoreve të shkuara, duke ia vështirësuar aq shumë punën portierit Orges Shehi, sa ta nxjerrë katër herë topin nga rrjeta e vet. Për Kotbusin i ka zhbllokuar shifrat e bardha Mos-quera në minutën e 33-të, para se Bickel të dyfishojë rezultatin dhe ta mbyllë pjesën e parë 2-0. Në fraksionin e dytë kanë shënuar edhe dy herë gjermanët.
(a.k/BalkanWeb)
(a.k/BalkanWeb)