E Shtunë, 31 Tetor 2026

McIlwham: Reforma, ugjente dhe e besueshme

SHKODER- Shqipëria ka nevojë të shohë një përparim urgjent dhe të besueshëm në reformen elektorale dhe reforma të tjera kyçe për vendin. Kështu u shpreh sot nga Shkodra, ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë, Fiona McIlwham.

Në lidhje me çështjen e pjesëmarrjes së partive të vogla, McIlwham përsëriti se ishte jetike që të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive për të çuar përpara procesin e reformave.

Në fjalën e saj ambasadorja theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak konstruktiv dhe gjithëpërfshirës.

Ambasadorja britanike, Fiona McIlwham gjatë vizitës së sotme në Shkodër, u takua me Kryetarin e Bashkisë Lorenc Luka, anëtarët e Këshillit Bashkiak Shkodër, OJQ  si dhe mori një çmim për shkrimtaren britanike Edith Durham me rastin e 110-vjetorit të vizitës së saj në Shkodër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›