Gjuha frënge në administratë, memorandum me ambasadën e Francës
Frëngjishtja shumë shpejt do të mësohet dhe do të përdoret në administratën shtetërore dhe prej diplomatëve . Zv.kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto e përcaktoi mësimin e gjuhës frënge si një mjet mjaft të rëndësishëm për kualifikimn e diplomatëve .Marrëveshja u nënshkrua në mjediset e Ministrisë së Jashtme ku ka qenë e pranishme edhe ambasadorja e Francës Christine Moro.
Në një tjetër takim, këtë radhë për sigurinë, zv.kryeministri Haxhinasto tha se Shqipëria ka një kontribut në rritje për sigurinë e rajonit e përtej tij dhe se po përshtatet me sukses në mënyrë të vazhdueshme për të përballuar sfidat e reja si: terrorizmi, përhapja e armëve të dëmit në masë, etj.
Memorandumi i nënshkruar parashikon hartimin e një plani për mësimin e gjuhës frënge nga nëpunësit civilë shqiptarë të specializuar në çështjet evropiane dhe ndërkombëtare, ose në çështjet e lidhura me integrimin evropian. Synimi i tij është formimi progresiv me aftësi linguistike i një numri të caktuar nëpunësish për një periudhw trevjeçare.