E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora bllokon lëvizjen nga veriu në jug

Sot ne Elbasan, foto E.P

Sot ne Elbasan, foto E.P

Qafë-Krrabë, bllokohet rruga nga dëbora

Mesa duket, rikthimi i reshjeve të dendura të deborës këto ditë,  kanë krijuar një situatë të vështirë në verilindje të vendit.

E vështirë vijon të mbetet situata në Qafe- Krrabë, ku raportohet se në këtë aks, dëbora ka arritur trashësinë 30 cm.

Sipas policisë, situata mbetet e rënduar ndërsa rrugët janë të pakalueshme.

Shkodër, 40 persona të bllokuar

Afërsisht 40 persona për rreth dy orë kanë mbetur të bllokuar në borë në aksin rrugor Shkodër-Dukagjin, në vendin e quajtur Karma e Kirit si dhe në Malin e Shoshit. Nga informacionet që vijnë prej banorëve të këtyre zonave, kanë qenë rreth 30 persona që ishin duke udhëtuar nga Shala në drejtim të Shkodrës, pasi do shkonin të merrnin pjesë në një ceremoni mortore në fshatin Grudë të komunës Rrethina në Shkodër, ndërsa 10 persona kanë mbetur të bllokuar në zonën e Kirit pasi do lëviznin drejt Shalës.

Shkaku ka qenë trashësia e dëborës që në këtë zone i ka kaluar 80 cm dhe vetëm pas dy orësh banorët kanë banorët kanë arritur të depërtojnë përmes trashësisë së borës e cila ka rënë gjatë natës së kaluar dhe paradrekes së ditës së sotme. Ato kanë lënë automjetet dhe kanë ecur në këmbë për të mundur të dalin nga zona ku trashësia e dëborës nuk lejonte lëvizjen e automjeteve. Sipas drejtuesve të komunës Shalë, ato kanë kërkuar ndihmë nga shteti por ajo nuk u ka ardhur dhe janë detyruar vetë që të çajnë dëborën .

Mësohet se bora e rënë gjatë natës dhe paradrekes së ditës së sotme ka shkaktuar mjaft probleme në qarkullimin me automjete si në aksin rrugor të Dukagjinit ashtu edhe në aksin e Vermoshit, i cili në Qaf të Brodolecit është i  pa kalueshëm. Gjithashtu aksi rrugor Bogë-Theth në vendin e quajtur Qaf Thore është i pamundur të kalohet pasi trashësia e borës së rënë kalon mbi 1 metër. Në aksin e Vermoshit në vendin e quajtur Gropat e Selcës është shumë i vështirë kalimi si shkak edhe i rrëshqitjes së dherave por edhe i borës dhe ngricave. /A.Dushi/

Probleme në aksin Vlorë-Sarandë

Reshjet e dendura të borës që kanë rënë gjatë natës së kaluar, aksi Vlorë-Sarandë është gdhirë i bllokuar sot në mëngjes.

Probleme janë hasur sidomos në qafën e Llogorasë, ku autobusët e linjës janë bllokuar rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë, mjetet borëpastruese dhe policia kanë shkuar në vend, ku po punojnë për zhbllokimin e rrugës. Burime të Shekullit bëjnë të ditur se nga situata e krijuar nuk ka mjete të dëmtuara. /A. Peçi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›