Mcilwham Sulmi ndaj Ina Rames ofensive ndaj organit te Prokurorise
Ambasadorja britanike ne Shqiperi Fiona Mcilwham deklaroi dje se institucionet e pavarura si Presidenca dhe Prokuroria e Pergjithshme duheshin respektuar dhe sulmet ndaj drejtuesve te tyre nuk duhen pare si personale. Ne nje interviste per emisionin Tonight te gazetares Ilva Tare ambasadorja britanike deklaroi se ne rastin e sulmeve ndaj kryeprokurores Ina Rama sulmi ishte i rrezikshem dhe duhet mbajtur ne kontroll. Mendoj se eshte shume e drejte qe sulmet ndaj individeve apo institucioneve jane te demshme sepse ato demtojne besimin potencialisht tek ai institucion por edhe te bashkepunimi midis institucioneve te tjera per shembull te drejtesia penale. Nuk duhet pare thjesht si sulm personal mendoj se shkon me gjere se kaq dhe prandaj duhet te kontrollohet deklaroi ambasadorja duke e vendosur theksin te respekti kushtetues i institucioneve. Po te njejtin qendrim Fiona Mcilwham mbajti sa i perket sulmeve qe jane bere ndaj Presidentit te Republikes Bamir Topi nga perfaqesuesit e mazhorances. Sipas saj roli dhe funksioni i Presidentit ne Shqiperi eshte teper i rendesishem nisur edhe nga fakti se ai eshte mbrojtesi i disa institucioneve te drejtesise dhe i disa agjencive te tjera kyce. Perseri mendoj se eshte e rendesishme qe institucioni i Presidentit te respektohet dhe qe roli i tij te kuptohet sic duhet dhe te adresohet ne menyre kushtetuese ne menyre te respektuar dhe qe te realizohet uniteti dhe qellimi i perbashket deklaroi ambasadorja britanike ne Shqiperi. Nga ana tjeter Fiona Mcilwham deklaroi se ne vend pervec respektimit te institucioneve nje rendesi e madhe duhet ti vihej edhe respektimit te ligjit. Sundimi i ligjit eshte nje koncept demokratik i gjere. shte ideja baze qe te gjithe jane te barabarte perpara ligjit dhe asnje nuk eshte mbi ligjin. Ky eshte themeli i ketij koncepti. Per ta arritur ju keni nevoje per institucione te forta profesionale te pavarura ndarjen e pushteteve Parlamentin qeverine dhe gjyqesorin deklaroi ambasadorja. Sipas saj politikanet shkojne e vijne ndersa institucionet e nje shteti mbeten. Sa i perket statusit te vendit kandidat ambasadorja deklaroi se klasa politike duhet te jepte prova konkrete ose thene ndryshe reforma konkrete. Shqiperia ka humbur kohe ndaj tani ka shume rendesi qe ne te shohim realisht angazhimin te shohim produkt konkret nga dialogu. Procesi i dialogut dhe diskutimeve kane rendesi por cilesia e reformes eshte me e rendesishme se shpejtesia deklaroi Mcilwham. Sipas saj nese Shqiperia deshiron te fitoje statusin kandidat atehere kete duhet te arrije rezultate konkrete nga grupet e punes qe jane ngritur per reformen elektorale parlamentare dhe disa komisione te tjere qe po punojne nderkohe. Diplomatja britanike theksoi se reforma zgjedhore duhet te aprovohet dhe realizohet patjeter perpara zgjedhjeve te ardhshme ne menyre qe te kuptohet mire dhe rregullat te vendosen te palekundura para vitit 2013. Sa i perket procesit te zgjedhjes se presidentit te ardhshem ambasadorja britanike deklaroi se metoda apo procesi eshte percaktuar ne Kushtetuten tuaj dhe nuk eshte detyra e BE-se te diktoje por nga nderkombetaret pritej qe palet te bashkepunonin dhe ta zgjidhnin emrin me konsensus.