E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Te ruhet integriteti territorial i Kosoves

Pershendetja Kreu i shtetit shqiptar fton homologen kosovare per vizite ne Shqiperi

Presidenti i Republikes Bamir Topi me rastin e katervjetorit te Pavaresise se Kosoves zhvilloi dje ne mesdite nje bisede telefonike me homologen e tij kosovare Atifete Jahjaga. Ne kete bisede te ngrohte e vellazerore Presidenti shqiptar i transmetoi ne menyre te drejtperdrejte homologes se tij Jahjaga urimet me te mira e te perzemerta me rastin e Dites se Pavaresise. Po keshtu kreu i shtetit shqiptar gjeti rastin ti shprehe Presidentes se Kosoves edhe vleresimet dhe konsideratat me te larta per rolin e institucioneve te Kosoves ne ruajtjen e integritetit territorial ne konsolidimin e se ardhmes te integruar ne gjirin e strukturave euroatlantike per ti dhene keshtu fund edhe pavaresise se mbikeqyrur. Dy kreret e shteteve gjate bisedes ndane te njejtat pikepamje mbi rolin dhe kontributin e rendesishem te faktorit shqiptar per ruajtjen e paqes dhe qendrueshmerise ne rajon. Me kete rast Presidenti Topi e ftoi Presidenten Atifete Jahjaga per nje vizite zyrtare ne Shqiperi ftese qe u pranua me kenaqesi nga Presidentja e Kosoves dhe vizita e saj do te realizohet ne nje kohe sa me te afert. Me heret kreu i shtetit Topi i dergoi zyrtarisht Presidentes kosovare nje telegram urimi me rastin e katervjetorit te Pavaresise. Ky eshte nje vit i vecante per te gjithe shqiptaret kudo qe ata jetojne duke na bere te ndihemi shume krenare jo vetem per 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise por edhe per progresin e madh ne ndertimin e shtetit qe Kosova dhe qytetaret e saj po arrijne drejt perfundimit te pavaresise se mbikeqyrur theksonte Topi ne telegramin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›