E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH:Trafiku njerëzor problem për Shqipërinë

Shqipëria është vend burim trafikimi për burra, gra e fëmijë. Kështu thuhet në raportin e përvitshëm për trafikimin e qënieve njerëzore të Departamentit Amerikan të Shtetit në pjesën për Shqipërinë. Sipas raporitit gjithashtu është i pranishëm prostituimi me forcë dhe puna e detyruar për minorenët.
DASH tërheq vëmendjen se qeveria shqptare nuk ka përmbushur standardet për eliminimin e trafikut njerëzor, por megjithatë po bën hapa domethënës në luftimin e fenomenit.

"Qeveria vijoi të zhvilloje kapacitetet e saj për identifikimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave të trafikut si dhe çoi para drejtësisë kriminelë të trafiku të seksit. Zyrtarët qeveritarë kanë rritur vëmendjen publike ndaj trafikut, megjithatë shqetësese mbetet mbrojtja e viktimave që kanë dëshmuar kundër trafikantëve", thuhet në raportin e DASH-it.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›