Më 1 maj, të gjitha prodhimet "Made in Kosova"
PRISHTINE - Me qëllim të sensibilizimit dhe informimit me kohë si dhe kontribuimit të komunitetit të biznesit në vendimmarrje, Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësuesit Departamentit të Tregtisë dhe Inspektoratit të Tregtisë pranë MTI-së, si dhe Doganës së Kosovës, dje mbajti takimin e radhës me ndërmarrjet importuesve nga komuniteti i biznesit, në lidhje me informimin rreth problematikës së adresimit me emërtimin UNMIK/Kosovo, që vazhdon të aplikohet me rastin e importimit të produkteve nga shtetet fqinje, e në veçanti të produkteve nga Serbia.
Kryeinspektori i Tregut, Ruzhdi Shehu, informoi bizneset se MTI që nga data 1 maj 2012 do të fillojë ndalimin e importimit të produkteve, të cilat në etiketat mbi deklaracionin e mallit bartin në vete mbishkrimin e emërtimit UNMIK/Kosovo, dhe se në këto deklaracione duhet të vendoset emërtimi zyrtar i shtetit - Kosova, konform dispozitave ligjore të parapara me ligjet në fuqi.
Gjithashtu ai potencoi se etiketat e deklaratës së prodhimeve duhet të jenë të shkruara në gjuhën zyrtare dhe në to të figurojë dhe emri i importuesit apo distributorit për Kosovë.
(er.nu/BalkanWeb)