Hollanda do ta ndalojë kanabisin për turistët
Hollandë- Një gjykatë në Hollandë është gati për të vendosur nëse turistët e huaj duhet të ndalohen apo jo të hyjnë në kafenetë e kanabisit.
Ndërsa drogat e buta janë të toleruara ka një shqetësim në rritje se turistët i vizitojnë vetëm për drogën dhe tregtarët e paligjshëm i shesin në mënyrë të ilegale në vendet e tyre.
Nëse masa aprovohet rezidentër hollandezë do të vijojnë të lejohen nëpër kafenetë e hashashit për aq kohë sa ato identifikohen lehtë.
Ndalimi do të fillojë në tri provincat jugore muajin e ardhshëm dhe do të gjejë shtrirje në të gjithë vendin deri në fund të vitit. Zëdhënësi i Shoqatës Hollandeze të Shitësve të Kanabisit, Michael Veling është një ndër ato persona që e kanë sfiduar planin e masave.
‘Kjo masë do të kushtojë 90% të xhiros sime. Kjo është arsye e mirë për ta kundërshtuar atë. Kjo i vë klientët tanë në një pozicion shumë të vëshirë, sepse përse duhet të regjistrohemi për të blerë një substance që është ende e paligjshme?’- tha ai.
Ka rreth 700 dyqane kafeje në Hollande. Kultivimi dhe shitja e drogës përmes tyre është dekriminalizuar dhe policia në përgjithësi toleron zotërimin deri në pesë gram kanabis. Korespondentët e BBC raportojnë se ndalesa po kundërshtohet ashpër madje edhe nga kryebashkiaku i Amsterdamit, pasi një e treta e turistëve të qytetit e vizitojnë vendin për të tymosur kanabis nëpër kafene.
Nga ana tjetër vetë pronaret e bareve thonë se nëse kjo masë zbatohet ata do të çojnë çështjen në Gjykaten Europiane të të Drejtave të Njeriut, pasi sipas tyre Hollanda nuk duhet të diskriminojë njerëzit mbi baza se ku jetojnë.
Lëvizja është një mase më e ashpër ndaj drogave e paraqitur nga koalicioni qeverisës konservator i zgjedhur 18 muaj më parë. Në Tetor kabanisi është klasifikuar si drogë e vështirë për shkak të efekteve psikopatike që jep tek disa përdorues. Madje kjo bëri që dyqanet dhe lokalet e kanabisit të hiqnin nga raftet e tyre tipet më të forta të tij.
Po ashtu në Nëntor në qytetin e Maastrich u ndalua hyrja në këto kafene e turistëve të huaj me përjashtim të belgëve dhe gjermanëve, pasi ato janë frekuentuesit më të mëdhenj të këtyre bareve.
Dorina Bilbili/IDEA/