Ministria e Drejtësisë kërkesë në KLD për shkarkimin e një gjyqtari
TIRANE - Ministria e Drejtësisë depozitoi pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë një kërkesë për procedimin disiplinor dhe marrjen e masës “shkarkim nga detyra”, për një gjyqtar të Gjykatës së Beratit.
Përmes një njoftimi për mediat, Ministria e Drejtësisë bën të ditur se kjo kërkesë u paraqit pas një procesi bashkëpunimi me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive, gjatë të cilit u konstatua se gjyqtari nuk ka deklaruar dhe ka pasaktësi të dukshme për 4 pasuri.
“Kjo shkelje e gjyqtarit klasifikohet nga nenet 33 pika 3 dhe 32 pika 2 shkronja ç) të ligjit nr. 9877/2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH” si shkelje disiplinore shumë e rëndë që diskrediton rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit me pasojë shkarkimin nga detyra të gjyqtarit.”- nënvizoi Ministria e Drejtësisë.
Kjo është kërkesa e 9-të e Ministrisë së Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarëve të depozituar në KLD në vitin 2012.
“Ajo vjen në vijim të procedimeve administrative inspektuese në gjyqësor, të kryera nga gjysma e dytë e vitit 2011 deri aktualisht, të cilat kanë përfunduar me kërkesa për procedim disiplinor të 9 gjyqtarëve, të cilët ushtrojnë detyrën e tyre në Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë, Elbasan, Berat, Kavajë dhe Kukës. Llojet e masave disiplinore të kërkuara nga Ministri i Drejtësisë janë në raport të drejtë me shkeljet e kryera prej gjyqtarëve dhe variojnë nga masa “vërejtje” deri tek “shkarkimi nga detyra”.”- thuhet në njoftim.
Ndërkohë Ministria e Drejtësisë bën të ditur se ka përfunduar edhe inspektimin e 46 zyrave të përmbaruesve gjyqësorë privatë me anë të dy inspektimeve në të gjithë territorin e vendit.
“Në përfundim të njërit prej inspektimeve nga ana e Ministrit të Drejtësisë është filluar procedimi disiplinor për 7 përmbarues gjyqësorë privatë për shkelje të detyrës në procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm, për të cilat janë depozituar ankesa. Rezultatet e inspektimit të dytë janë në proces verifikimi.”- njofton Ministria e Drejtësisë.
(er.nu/BalkanWeb)