Librazhd reshjet e bores mbajne bllokuar zonat malore

Reshjet e dëborës vazhdojnë mbajë të bllokuara një pjesë të zonave malore ne Librazhd.
Më në vështirësi janë zonat e thella të Sopotit, Polisit, Stravnit, Qarrishtës Stëblevës e Orenjës.
Në të gjitha komunat e thella është duke u punuar me fadromat e vetë komunave, por ne ndihme kane shkuar edhe mjetet e drejtorisë se rrugëve.
Problematike paraqitet bllokimi I disa akseve rrugore si ne Polis-Sopot, Travaj- Sopot, Rrajcë Skënderbej-Bardhaj. Bllokuar Qafë Shapkë –Qarrishtë prej një muaji për shkak të dëborës së madhe të rënë.