Më 10 maj, PS sërish në shesh
06/05/2010 Protestuesit socialistë sërish në shesh në mbështetje të grevistëve
Përshkallëzimi i aksionit, manifestime në të gjithë vendin
Protesta në mbrojtje të votës së lirë e Partisë Socialiste ka marrë një shtrirje më të gjerë, duke mos u zhvilluar më vetëm përpara godinës së Kryeministrisë. Kështu, gjatë ditës së djeshme socialistët kanë protestuar dhe në rrethe të ndryshme, duke përshkallëzuar në këtë mënyrë një aksion të tillë, i cili nuk ka afat për përfundimin e tij. Kjo, pasi lidershipi socialist ka deklaruar qartë se vetëm hapja e kutive do të sjellë dhe përfundimin e protestave të kampit opozitar. Por nga ana tjetër, socialistët nuk kanë braktisur traditën e organizimit të protestës së pasdites në bulevard në mbështetje të grevistëve, të cilët kanë hyrë në ditën e tyre të gjashtë të grevës së urisë. Në të njëjtën kohë, përmes manifestimeve gjatë ditës së djeshme protestuesit kanë bllokuar dhe transportin rrugor. Kësisoj, dhe protestuesit socialistë të ardhur kryesisht nga qarku i Beratit, fillimisht u bashkuan në sheshin pranë Zogut të Zi, ku bllokuan qarkullimin e makinave në këtë arterie për disa minuta. Më pas, me pankartat në duar protestuesit zgjodhën të kalonin më këmbë përgjatë Rrugës së Durrësit, për të ardhur në bulevard dhe për të protestuar në mbrojtje të votës së lirë. Ndërkohë, duke u solidarizuar me grevistët që qëndrojnë të ngujuar në çadrat përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit së bashku me përfaqësuesit e Partisë Socialiste shprehën gatishmërinë e tyre për t’iu bashkuar kësaj sakrifice sublime. Në të gjitha fjalimet e mbajtura përpara protestuesve, si dhe nga vetë domethënia e pankartave të ngritura në këtë shesh, mesazhi ishte më se i qartë: nuk do të ketë kthim pas, pa hapjen e kutive të votave. Madje ishin dhe vetë deputetët grevistë si dhe mbështetësit e tyre, që vijojnë për ditë me radhë në këtë grevë, që në mesazhet e lëshuara për protestuesit, por dhe për të gjithë qytetarët, i mëshuan me forcë faktit se nuk do të dalin nga çadrat ku zhvillojnë grevën e urisë, nëse nuk do të realizohet kërkesa e tyre. Ndërkohë që ditën e diel kampi opozitar organizon një tjetër protestë të madhe në mbrojtje të kauzës së tij.
Homazhet e socialistëve në 5 maj
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë nga PS-ja, por dhe nga Bashkia e Tiranës, zhvilluan dje homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, në një ceremoni të veçantë të zhvilluar për ditën e 5 Majit. Duke vlerësuar sakrificën dhe investimet që janë bërë nga dëshmorët e kombit, kryetari socialist Rama vuri në dukje se “është dashur shumë mund e energji për të projektuar të ardhmen e Shqipërisë, të cilën ende nuk e kemi”. Ndërkohë kurorave pranë monumentit “Nënë Shqipëri” i është shtuar edhe kurora e deputetëve grevistë të PS-së, ku deputeti Namik Dokle, pasi vuri këtë kurorë në emër të tyre, u shpreh se “grevistët po bëjnë sakrificën e tyre për të njëjtin ideal që kanë bërë dëshmorët e kombit”.