E Diel, 1 Nëntor 2026

Me 10 nentor starton edicioni i pare i drames shqipe

Festivali mbarëshqiptar i dramës shqipe starton me 10 nëntor në Titranë. Tashmë janë percaktuar që 18 trupa nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të performojnë në Tiranë për 11 ditë për publikun kryeqytetas. Drejtori i Teatrit Kombëtar Kristaq Skrami thotë se ky festival është konceptuar në formën e biennales dhe ku këtë vit shfaqjet e përzgjedhura flasin vetëm shqip, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, ndërsa vitin e ardhshëm do të ketë pjesë nga repertori i huaj.

Pjesa më e madhe e veprave të vëna në skenë trajtojnë tema historike dhe vijnë premierë enkas për këtë evente, por ka edhe pjesë të përzgjedhura nga repertori i shfaqjeve të teatrove, qe kanë venen në skenë në kuadër të 100 vjetorit.

Këtë vit nuk do të ketë çmime, por vetëm trofe simbolik për të gjitha trupat me simbolin e 100 vjetorit të pavarësisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›