Me 1,7 kg kokaine ne kuti qumeshti, pranga shqiptarit
BORGOTARO- Nje 30-vjecar shqiptar, emigrant i rregullt ne Itali prej vitesh, eshte bere "viktima" me e fundit e karabiniereve vendas, per akuzen e "trafikut te lendeve narkotike". Diten e djeshme, policia e Parmes kane vene ne pranga Arben Dhimen dhe i sekuestruan atij nje sasi droge prej 1,7 kg kokaine te paster me vlere 80 mije euro. Operacioni eshte kryer nga karabinieret e Kompanise se "Borgo Val di Taro". Zyrtare te policise vendase i thane gazetareve se i dyshuari ishte rezident ne Fornovo Taro, kurse droga iu gjet e fshehur ne nje kuti qumeshti ne makinen e tij. Sipas njoftimit te hetuesve, kapja u be gjate nje kontrolli te organizuar ne autostrade ne mjetin "Opel Corsa". Mesohet se shqiptari ka bere rezistence gjate kontrollit dhe ndalimi u be me force. Sipas dosjeve hetimore, ne muajin nentor te vitit 2006 Dhima ka qene i arrestuar nga policia gjermane me 4 kg kokaine ne serbatorin e autovetures qe kishte ne perdorim. Pas lirimit nga burgu, ai eshte rikthyer ne Itali dhe ka nisur te merret me aktivitetin e dyshuar. Hetuesit italiane e kane pasur nen survejim deri ne momentin e arrestimit ne autostraden prane qytetit te Parmes.