Më 2009, u kthyen 1150 serbë
Gjatë vitit të kaluar, në Kosovë janë kthyer më shumë se 1150 persona të zhvendosur. Ndërkohë Ministria për Komunitete dhe Kthim bëri të ditur se në fazën e implementimit janë një numër projektesh që do të mundësojnë kthimin e rreth 300 familjeve të zhvendosura.
Ministri Sasha Rashiq përmendi tri projekte të cilat kanë nisur gjatë vitit të kaluar, në bashkëpunim me organizatat vendore, do të përfundojnë në pranverë. Me to do të mundësohet kthimi i 50 - 60 familjeve në Dolk, Shtitaricë, Pogragjë, Skenderaj i Ulët dhe në Laplesello.
“Dy projekte të cilat janë të financuara dhe të implementuara nga Ministria e Kthimit dhe Komuniteteve, së bashku me Komisionin Evropian, dhe në fazën e implementimit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar DRC dhe UNDP, duhet të mundësojnë kthimin e 140 familjeve në gjysmën e parë të vitit 2010 dhe më shumë se 150 familjeve në pjesën e dytë të këtij viti”, ka thënë ministri Rashiq.
Shefi i UNHCR-së në Kosovë, Herman Stuurwold, ka premtuar mbështetjen e këtij misioni për procesin e kthimit.