E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toure refuzon Premierligën

Mesfushori i Barcelonës, Yaya Toure ka insistuar se e ardhmja e tij do të jetë në gjigantin katalan, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme rreth transferimit të tij në Premierligë në fund të këtij sezoni.

“Kam dëgjuar për interesimin nga Manchester City dhe Arsenal, por e ardhmja ime është në Barcelonë”, tha Toure për tabloidin anglez Daily Mirror.

“Kam biseduar me drejtuesit e klubit dhe nuk dua të largohem. Do të mbetem këtu për të vazhduar me suksese tjera në këtë klub”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›