E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Jatex” në grevë urie

Për shkak të mospagesës së pagave që nga muaji korrik i vjetëm, 13 punëtorë nga 19 sa janë të punësuar si punëtorë teknikë dhe në sigurim në ndërmarrjen “Jatex” të Gjakovës, kanë hyrë në grevë urie.

“Kemi filluar me protesta por ato nuk kishin e efekt tek udhëheqësit e ndërmarrjes, të cilët nuk e panë të arsyeshme plotësimin e kërkesat tona”, ka thënë kryetari i Këshillit Grevist, Avdyl Selmanaj, transmeton KosovaPress.

Grevistët kanë kërkuar nga udhëheqësit e ndërmarrjes që deri në mesin e këtij muaj t’ua paguajnë dy paga, ndërsa pagat e tjera të parealizuara të paguhen muajin e ardhshëm.

Drejtuesit e “Jatex”-it”, mospagesën e pagave për shtatë muajt e vitit të shkuar e kanë arsyetua me afarizmin e dobët të ndërmarrjes. Por ata kanë premtuar se pagat e mbetura do të paguhen në “të ardhmen”.

“Jatex-i nuk ka afarizëm të suksesshëm, dhe për këtë arsye nuk është arritur që në afat të shpërndajnë pagat e punëtorëve, për shtatë muajt e kaluar të vitit 2009”, ka thënë Sherafidin Rugova, drejtor financiar në këtë ndërmarrje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›