E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, 12 viktima brenda dites

Aksidentet shkaktojne 5 te vdekur dhe 15 te plagosur brenda 24 oreve te fundit ne vend. Vetem diten e djeshme vdiqen dy persona dhe u plagosen 12 te tjere ne Berat, Vlore dhe Durres. Policia konstatoi se pjesa me e madhe e ngjarjeve kane ndodhur per shkak te shpejtesise dhe pakujdesise se drejtuesve te mjeteve. Ne nje prej aksidenteve eshte permbysur furgoni me pasagjere qe udhetonte nga Berati ne drejtim te Llixhave te Elbasanit, po per fat te mire pati vetem te plagosur te aferm me njeri tjetrin. Kurse dalja e nje makine nga rruga shkaktoi vdekjen e nenkryetarit te komunes Poshnje te Beratit dhe plagosjen e djalit te tij. Ne Vlore, nje fuoristrade fluturoi nga kalaja e Ujit te Ftohte, direkt dhe ne plazhin privat te nje lokali, ndersa humbi jeten shoferi, por nuk pati te lenduar te tjere pasi pushuesit ishin larguar.
Vlore
Aksidenti eshte shenuar rreth ores 15:00 te pasdites se djeshme ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore, kur nje automjet tip fuoristrade, me targa ZA418BV, doli nga rruga ne rrethana ende te paqarta dhe ra nga nje lartesia e madhe prej 20 metrash ne drejtim te buzes se detit. Policia njoftoi se si pasoje ka humbur jeten drejtuesi Juri Ramohasanaj, 40 vjec, banues ne Selenice, trupi i te cilit u gjet pak metra nga makina. Mjeti ra direkt mi shezllonget e plazhit privat, po per fat te mire nuk pati pushues ne ato momente ne zonen e quajtur “Kalaja”. Policia shkoi ne vendngjarje dhe nisi hetimet, ndersa rezulton se mjeti ka qene me shpejtesi te madhe dhe pasi ka hipur mbi trotuar dhe bordure, eshte perplasur me hekurat mbajtes te rruges dhe me tej eshte rrokullisur ne greminen qe perfundonte ne det. Nje prej shkaqeve mendohet se mund te jete dhe gjendja e dehur e drejtuesit, ose pagjumesia dhe humbja e kontrollit.
Berat
Dy aksidente me pasoje nje te vdekur dhe 7 te plagosur kane ndodhur gjate oreve te para te mengjesit te djeshem ne rruget e Beratit. Ne aksin Berat-Lushnje, nje makine tip “Benz” eshte perplasur me taksi rreth ores 01:00, ne afersi te Poshnjes, ku per pasoje ka mbetur i vdekur ne vend shoferi, Bektash Sula, njekohesisht nenkryetar i komunes Poshnje dhe u plagos i biri, Rexhep Sula. Shkak dyshohet pakujdesia ne drejtim dhe shpejtesia e mjeteve. Kater ore me pas, nje furgon me pasagjere ka dale nga rruga dhe per pasoje kane mbetur te plagosur 7 persona te aferm me njeri-tjetrin qe udhetonin per ne Llixha te Elbasanit. Policia tha se mjeti eshte permbysur pasi doli nga rruga ne shpejtesi, por te plagosurit jane jashte rrezikut per jeten.
O. H.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›