Më 2012, FSK gati për kompetencat

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është në rrugën e duhur të ngritjes së kapaciteteve të saj, sipas parimeve, kritereve dhe standardeve të NATO-s. Deri në vitin 2012, FSK-ja do të ketë kapacitete të plota operacionale, ka thënë ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota.
“Forca e Sigurisë po ndërtohet sipas standardeve të NATO-s dhe është e aftë të mbrojë vendin dhe gjithë qytetarët e vendit. Uniforma, natyrisht, pajisjet, infrastruktura, gjithë çështjet tjera që kanë të bëjnë me ngritjen e FSK-së, dëshmojnë për një përgatitje profesionale të forcës”, ka thënë Mujota, transmeton KosovaPress.
Ai i bëri komentet në ceremoninë e certifikimit të 13 oficerëve paramedikë, të cilët janë trajnuar nga oficerë britanikë me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Certifikimin e këtyre oficerëve, ministri Mujota e ka vlerësuar si një të arritur të rëndësishme për FSK-në, për çka ka falënderuar qeverinë britanike dhe oficerët britanikë për këtë trajnim.
“Kjo na ndihmon që të arrijmë kapacitetet tona operacionale dhe të përmbushim misionin tonë si Forcë e Sigurisë për të qenë garantues të paqes dhe sigurisë në vend dhe për pjesëmarrje në misione jashtë vendit”, është shprehur ai.
Kurse, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Sparks, ka shprehur kënaqësinë që vendi i tij ka financuar këtë trajnim për ngritjen e oficerëve të Kosovës për të qenë në gjendje të përballen me situate emergjente.
“Unë mendoj se në të ardhmen, e cila shpresoj qe nuk do të jetë shumë larg, FSK-ja do të jetë në gjendje të marrë pjesë në misionet paqësore në mbarë botën, duke demonstruar forcën pozitive që shteti i ri i Kosovës mund të jetë edhe në këtë fushë të trajnimeve mjekësore. Ky është një kurs i shkëlqyer. Besoj se kjo është një ditë e rëndësishme për zhvillimin e FSK-së dhe për rrugën e Kosovës drejt komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë Sparks.
I pyetur nga gazetarët se kur do të jetë FSK-ja ushtri, ministri Mujota ka theksuar se obligim i Kosovës është që të ngrisë Forcën e Sigurisë ashtu siç parasheh Kushtetuta dhe ligjet e vendit.