Spin-offet speciale dënohen rëndë
Pronarët e Hotelit Grand, Minierës XIM Strezovc, minierës së Goleshit dhe Fabrikës së duhanit në Gjilan do të ndëshkohen me 18.5 milionë euro.
Kështu ka vendosur në mbledhjen e fundit Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për pronarët e papërgjegjshëm të kompanive të privatizuara me spin-off special. Në bazë të vlerësimeve të auditorit të jashtëm dhe njësisë për monitorim të spin-ofeve speciale, këto kompani nuk i kanë përmbushur as për së afërmi zotimet në investime dhe numër të punësuarve.
Në një njoftim nga mbledhja e Bordit thuhet se agjencia, meqë ka konstatuar mos përmirësim të situatës në këto ndërmarrje, do të vazhdoj me aplikimin e ndëshkimeve për mos përmbushje të zotimeve.
Ditë më parë kryetari i Bordit të AKP-së, Dino Asanaj pati thënë se nuk mund t’iu tërhiqen aksionet këtyre ndërmarrjeve pasi që procedurat nuk e lejojnë një gjë të tillë.
Ndërkaq, sipas tij, të gjitha këto ndërmarrje të ndëshkuara rrezikojnë që ti humbin aksionet. Në bazë të ligjit në fuqi, AKP-ja do t’i ndëshkojë kompanitë që nuk u përmbahen afateve ligjore për përmbushje të investimeve me 20 për qind të shumës së mjeteve të pa investuara.
Hoteli Grand do të ndëshkohet me mbi 5 milionë euro pasi që në vitin 2006, kur ishte privatizuar, ishte premtuar se në të do të investoheshin 20.2 milionë euro, ndërsa deri në muajin shkurt të këtij viti, AKP-ja ia ka pranuar si investime të realizuara vetëm 1.2 milion euro.
Në Minierën XIM Strezovc, megjithëse ishte premtuar se do të investoheshin 14.3 milionë euro, deri në fund të vitit të kaluar janë investuar vetëm 138 mijë euro dhe ndëshkimi për pronarin e saj do të jetë mbi 4 milionë euro.
Për minierën e Goleshit, pronari i së cilës është i njëjtë me XIM Strezovcin, ishin premtuar investime 16.2 milionë euro, ndërsa janë realizuar vetëm 117 mijë euro. Ndëshkimi për të do të jetë mbi 5 milionë euro euro.
Gjithashtu edhe për Industrinë e duhanit në Gjilan ishin premtuar investime 5.5 milionë euro, ndërsa janë investuar vetëm 1 milion euro dhe ndëshkimi që AKP-ja do të aplikojë do të jetë mbi 4 milionë euro.
“Agjencia do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, në mënyrë që të inkasojë ndëshkimet financiare në baza mujore për diferencën e papërmbushur të zotimeve”, thuhet në njoftimin e AKP-së.
Ndërkaq, Bordi i drejtorëve të AKP-së, në mbledhjen e së premtes aprovoi listat e punëtorëve të 20 ndërmarrjeve shoqërore dhe konfirmoi përkushtimin se shpërndarja e 20-përqindëshit të mjeteve do të vazhdojë me intensitet të shtuar në muajt që vijnë.