E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, asgjësohen 1550 rrënjë Cannabis Sattiva, në pranga dy punonjës të policisë pyjore dhe kryeplaku

Shkodër, 30 korrik, NOA Asgjësohen në komunën Pult të Shkodrës, 1550 rrënjë bimë Cannabis Sattiva, në pranga dy inspektorë të policisë pyjore dhe kryeplak i fshatit.

Burime nga policia e Shkodrës njoftuan se mbrëmë në orën 22.00, policia e Shkodrës ka finalizuar një operacion për luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, duke arrestuar 52 vjeçarin Gjergj Prozhmi, inspektor i Policisë Pyjore, në zonën e Komunës Pult; 41 vjeçarin Gëzim Hagrepi, nga fshati Domen, i Komunës Postribë, edhe ky inspektor i Policisë Pyjore në komunën Pult si dhe kryeplakun e këtij fshati, 53 vjeçarin, Mëhill Demaj, nga fshati Bruçaj i kësaj komune.

Arrestimi i tre personave u bë pasi në vendin e quajtur Lugina e Qutit, në fshatin Bruçaj, të komunës së Pultit, u konstatuan nga policia gjatë kontrollit të ushtruar në parcelat e mbjella, plot 1550 rrënjë bimë narkotike, e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Bimët e sekuestruara u asgjësuan në prani të forcave të policisë me djegie.

Dy inspektorët e policisë pyjore, të cilët mbulojnë këtë zonë si dhe kryeplaku i fshatit Bruçaj, nuk kanë informuar në lidhje me kultivimin e këtyre bimëve.

Policia tashmë ka kryer hetimet dhe çështja kundër tre të arrestuarëve i ka kaluar për ndjekje prokurorisë së Shkodrës, e cila po i procedon tre personat e lartpërmendur, për veprat penale, të moskallëzimit të krimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.

mit/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/27814-shkoder-asgjesohen-1550-rrenje-cannabis-sattiva-ne-pranga-dy-punonjes-te-policise-pyjore-dhe-kryeplaku-","title":"Shkodër, asgjësohen 1550 rrënjë Cannabis Sattiva, në pranga dy punonjës të policisë pyjore dhe kryeplaku ","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›